“Starlight”
Teknologjia 1080P Starlight e Uniview ofron ngjyra reale imazhi edhe në kushte me ndriçim jashtëzakonisht të ulët. Kamerat e serisë Starlight kanë lentet më të sofistikuara në treg për tju dhënë një video filmim të detajuar edhe në kushtet e errësirës totale.
“Corridor Mode”
Funksioni i regjimit të korridorit lejon kamerën që të maksimizoje vëzhgimin në këto ambiente të ngushta vertikale ose tunele për të dhënë një survejim sa më të qartë gjatë momentit të kalimit të njerëzve.
“120db WDR”
Funksioni WDR lejon kamerën e sigurisë të kapë dhe të shfaqë dy zona të ndryshme qofshin të ndritshme ose të errëta në të njëjtën kornizë(frame) duke balancuar ndriçimin në video imazh. Pa këtë funksion kamerat e tjera mund të “verbohen” nga ndriçimi i tepërt siç mund të jetë ndriçimi i diellit ose mund ta shfaqin pamjen totalisht të errët kur mungon ndriçimi. WDR mundëson balancimin e ndriçimit tek pamja filmike duke i hequr ndriçimin e tepërt ose duke e shtuar atje ku ka nevojë.
“12VDC Output”
Kamerat dome mundësojnë daljen 12vDC nga trupi i tyre, energji e cila merret nëpërmjet rrjetit PoE nga regjistruesi (NVR) pa pasur nevojë për të instaluar kabell extra për pajisjet e tjera që doni të montoni bashkangjitur siç mund të jetë nje sistem alarmi, pajisje audio ose sirenë.
“Ultra 4K HD”
Imazhi 4K është një teknologji e cila katërfishon numrin e piksel-ave që ndodhen në një foto të plotë 1080P HD.
Për të kuptuar më mirë diferencën një video filmim HD përdor rezolucion 1920/1080 piksel ndërsa teknologjia 4K mund të shfaqi deri në 3840×2160 Pixel, duke e bëre kështu shfaqjen e filmimit të regjistruar në ekranet më madhësi të ndryshëm duke mos transformuar (prishur) kualitetin e imazhit.
“IP67 & IK10”
Vlerësimi i standardit IP67 bën të mundur mbrojtjen e kamerës nga papastërtitë (pluhuri) dhe nga ujë.
IP 67 bën të mundur mbrojtjen e kamerës nga ujë deri në 1m thellësi.
Standardi IK10 bën të mundur mbrojtjen e kamerës nga goditje vandale aksidentale ose që kan qëllim për ta dëmtuar atë fizikisht.
“Auto zoom/focus interface”
Kamerat e sigurisë me fokus automatik përdorin një platformë të integruar që mundëson zmadhimin dhe fokusin njëkohësisht në objekte ose njerëz statik apo në lëvizje. Kjo lehtëson përdorimin e opsioneve të cilat bëhen në mënyrë automatike pa pasur nevojë ndërhyrjen e operatorit apo vëzhguesit të kamerave.
“Multi Streams”
Të gjitha kamerat e #Uniview mbështesin teknologjinë Multi-Stream. Kjo mundëson që kamerat të transmetojnë në tre drejtime të ndryshme dhe të pa varura nga njëra tjetra (TV, monitor, PC, video projektorë, live në internet)
“Easy Upgrades & Cloud Services”
Ju mund të bëni upgrade kamerat dhe firmware e tyre direkt nga NVR duke mbajtur kështu gjithmonë koherent kamerat dhe NVR. Shërbimi Cloud bën të mundur që me nje skanim barkodi në celularin tuaj smart, të keni gjithmonë me vete pamje live të kamerave kudo që ndodheni.
“U-Code”
Teknologjia e optimizuar e uniview për kompresimin e pamjeve filmike redukton deri në 95% trafikun e krijuar midis kamerës dhe NVR. Me mundësinë e përzgjedhjes së zonave që ju interesojnë, ose vetëm kur ka lëvizje duke reduktuar edhe kapacitetin e hapësirës që është e nevojshme për të regjistruar filmimet.
“PoE+”
I vetmi prodhues në botë që lejon transmetimin e PoE deri ne 250m nga NVR që siguron deri në 25.5W të fuqisë duke lejuar transmetimin nëpër kabllo të gjata.
“Plug & Play”
Teknologjia mundëson lidhjen e kamerave me regjistruesin pa pasur nevojë për asnjë konfigurim më tej duke e vënë sistemin në eficence të plotë menjëherë.
Pas këtij artikulli tani ju sfidojmë të gjeni një arsye pse nuk duhet të blesh produktet e uniview