Zbuloni më shumë rreth AlbaScan

Rreth AlbaScan

AlbaScan SHPK është një nga distributorët më të mëdhenj të sistemeve të sigurisë në tregun shqiptar.  Ne bashkëpunojmë me firmat më të njohura Europiane dhe Amerikane. Për më shumë, mund të na kontaktoni në rrjetet e mëposhtme.

5 Gabime që duhet t’i shmangni kur zgjidhni kamerat e sigurisë.

Si ju ndihmojnë kamerat e sigurisë në mbrojtjen e biznesit tuaj_ (4)

Blerja e sistemeve të sigurisë për shtëpi është një vendim i madh. Në fund të fundit, siguria e jetës dhe e pronës është ndër gjërat më të rëndësishme. Më poshtë po ju rendisim 5 gabime që duhet t’i shmangni kur zgjidhni kamerat e sigurisë.

 

Zgjidhni produktet më të lira: Marrja e një vendimi bazuar te çmimi nuk është gjithmonë e këshillueshme kur bëhet fjalë për sigurinë në shtëpi. Kamerat e lira mund t’ju duken njësoj me kamerat më të shtrenjta. Nuk është aspak kështu, ato ndryshojnë nga karakteristikat, lehtësia në instalim dhe përdorim.

 

Blini kamera pa “night vision”:  Është befasuese se sa blerës harrojnë të kontrollojnë për këtë funksion para se të blejnë kamerat e sigurisë për shtëpitë e tyre. “Night Vision” ju mundëson të shikoni pamje të qarta dhe natën.    Para se të zgjidhni kamerat për ambientet e brendshme ose të jashtme, ju këshillojmë të t’u hidhni një sy kamerave UNV në Albascan. Përvec lehtësive të tjera ato mundësojnë gjithashtu pamje me ngjyra edhe natën.

 

Nuk siguroheni për privatësinë dhe sigurinë tuaj: Të gjithë e dinë që siguria është polemika më e madhe lidhur me banesën. Dhe kur bëhet fjalë për sigurinë, jo të gjitha kamerat e sigurisë janë krijuar në mënyrë të barabartë. Sigurohuni që kamera që ju zgjidhni do t’ju lejojë të vendosni një fjalëkalim unik dhe personal.

 

Bini pre e reklamave: Cdo ditë hasemi me shprehjet: “produkt i ri”, “produkt i sapolancuar”. Kamerat e sigurisë po përdorin gjithnjë e më shumë teknologjinë e lartë dhe kompanitë e reja po shfaqen çdo muaj. Para se të blini kameran më të fundit, gërmoni më thellë në kompaninë që fshihet prapa. Ky hap do të vlejë shumë për sigurinë tuaj.

 

Nuk merrni parasysh rastit më të keq: Kur bëni blerje për një kamer sigurie, është e thjeshtë të kapeni pas joshjes së marketingut. Sigurisht, ruajtja e pamjeve falas duket e shkëlqyeshme, por nëse koha e ruajtjes është vetëm 15 sekonda? Dhe regjistrimi i vazhdueshëm 24 orësh tingëllon si fenomenal, por çfarë do të ndodh nëse do ju duhet të kontrolloni pamjet e 24 orëve në mënyrë që të gjeni një moment të rëndësishëm?

Kur blini një kamera, mos harroni se qëllimi është të mbroni shtëpinë tuaj. Siguroni prova të mjaftueshme që kamera e sigurisë që po blini t’i plotësojë të gjitha kushtet për këtë qëllim.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
AlbaScan