Zbuloni më shumë rreth AlbaScan

Rreth AlbaScan

AlbaScan SHPK është një nga distributorët më të mëdhenj të sistemeve të sigurisë në tregun shqiptar.  Ne bashkëpunojmë me firmat më të njohura Europiane dhe Amerikane. Për më shumë, mund të na kontaktoni në rrjetet e mëposhtme.

Kamerat analoge vs Kamerat IP

Si ju ndihmojnë kamerat e sigurisë në mbrojtjen e biznesit tuaj_ (2)

Kamerat analoge janë kamerat tradicionale që transmetojnë pamjet në mënyrë kabllore tek regjistruesi. Ndërsa kamerat IP e rezervojnë pamjen në rrjet. Nëse po konsideroni të ndryshoni kamerën tuaj analoge në një kamer IP, mund të lexoni artikullin e mëposhtëm për 8 ndryshime mes tyre.

1. Cilësia e videos.

Kamerat IP kanë cilësi më të mirë sesa ato analoge. Ato ofrojnë me shumë detaje në video, gjë që i bën këto kamera perfekte për dallimin e tipareve të fytyrës dhe për targat e makinave. Edhe pse cilësia e kamerës analoge nuk është aq e mirë sa e kamerës IP, ajo performon mirë në mjedise të errëta. Por, nëse do të provonit të afronit pamjen në këto kamera, figura do të ishte mjaft e paqartë.

2. Shërbimi “wireless”.

Kamerat IP, ndryshe nga kamerat analoge mund të operojnë edhe në mënyrë wireless, në vende ku kabujt nuk operojnë dot. Këto lloj kamerash mund të përdoren në ndërtesa ku kabujt nuk duhet të shikohen, si për shembull, ndërtesat historike.

3. Largësia. 

Kamerat analoge mund të dërgojnë video në mënyrë kabllore deri në 1.5 kilometra, por cilësia e videos do të humbasë gjatë rrugës dhe pamja nuk do të jetë shumë e qartë. Ndërsa kamerat IP e shpërndajnë videon në një sistem brenda 100 metrash dhe pamja nuk e humbet aspak cilësinë.

4. Inteligjenca dhe menaxhimi.

Kamerat IP ofrojnë një inteligjencë sistematike, ndryshe nga kamerat analoge. Mund të kapë pjesë të ndryshme të fotos, gjithashtu mund t’i dërgojë materialet në marrës të ndryshëm.

5. Lehtësia e installimit. 

Instalimi i kamerave IP është shumë më i lehtë se i kamerave analoge sepse këto të fundit kërkojnë kabuj të ndryshëm për çdo shërbim që ofrojnë. Ndërsa kamerat IP i ofrojnë të gjitha shërbimet në një kabull.

6. Siguria.

Kamerat analoge nuk janë shumë të sigurta përsa i përket sigurisë së videove të kapura. Informacioni mund të merret më lehtë nga ato. Nga ana tjetër, kamerat IP e ruajnë informacionin në rrjet dhe nuk mund të merret lehtë.

7. Kostoja.

Sistemi i kamerave IP mund të kushtojë më shumë se kamerat analoge, por cilësia përkon me koston. Gjithashtu, cmimi i tyre po ulet gjithnjë e më shumë.

8. Historiku i besimit nga klientët. 

Kamerat analoge kanë më shumë kohë në treg sesa kamerat IP , por numri klientëve që kanë besim tek siguria dhe cilësia e tyre po ulet. Sistemi i kamerave IP është i programuar për të minimizuar humbjet në rrjet.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
AlbaScan