Zbuloni më shumë rreth AlbaScan

Rreth AlbaScan

AlbaScan SHPK është një nga distributorët më të mëdhenj të sistemeve të sigurisë në tregun shqiptar.  Ne bashkëpunojmë me firmat më të njohura Europiane dhe Amerikane. Për më shumë, mund të na kontaktoni në rrjetet e mëposhtme.

Përfitimet e të paturit një sistem sigurie

333

1. Do të mund të detektoni krimin.

Ky është përfitimi më i madh dhe më i dukshëm i instalimit të kamerave të sigurisë. Sapo të instalohen, do të mund ta shihni efektin e tyre tek njerëzit pothuajse menjëherë. Ndërsa ju vetë do të filloni të ndiheni më të sigurtë.

Nëse instaloni një kamer sigurie në shtëpinë tuaj ose në vendin e punës, ju mund të parandaloni krimin. Thjesht duke parë prezencën e një kamere mbi kokat e tyre, kriminelët do ta mendonin 2 herë të provonin të shkelnin ligjin afër pronës tuaj, pasi identiteti i tyre do të zbulohej lehtësisht.

Nëse jeni duke përjetuar probleme në lidhje me vjedhjen, saktësinë ose produktivitetin në biznesin tuaj, një sistem sigurie mund t’ju ofrojë zgjidhje.

2. Do të mund të monitoroni lëvizje dhe aktivitete.

Është jashtëzakonisht e lehtë për të punuar me sistemet e kamerave të sigurisë pasi ato mund të vendosen kudo për aq kohë sa kanë afër një burim energjie. Ata vijnë në të gjitha format dhe madhësitë: disa janë aq të vogla saqë mund të fshihen në bimë, foto, korniza fotografish etj. Sipas nevojave tuaja, ju mund të blini një nga llojet e shumta të kamerave të sigurisë.

Asnjëherë nuk do të lejoni asgjë të dyshimtë të ikë nga sytë tuaj me ndihmën e këtyre kamerave. Dhe përderisa rekomandohet që ju të shmangni blerjen e kamerave të fshehta, duhet theksuar rëndësia e pazëvendësueshme e kamerave normale të sigurisë. Kriminelët janë të zgjuar dhe kamerat e fshehta nuk duken, kështu që nuk ka arsye për t’i pasur ato.

Kamerat normale, nga ana tjetër, janë jashtëzakonisht të dobishme pasi ato ju mundësojnë të monitoroni levizjen dhe aktivitetet e njerëzve që vizitojnë shtëpinë dhe zyrën tuaj. Kjo është një mënyrë e mrekullueshme për të zbuluar njerëz të dyshimtë dhe për të mbajtur shënime mbi aktivitetet e tyre.

3. Do të mund të mbidhni prova.

Pasi të keni instaluar një kamer në një vend strategjik, ju do të mund të monitoroni veprimet dhe fjalët e njerëzve ose një ngjarje. Kamerat moderne të sigurisë nuk janë të pajisura vetëm me video të kualitetit të lartë, por edhe audio. Imazhet e qarta të shoqëruara me tinguj të përsosur i bëjnë ato më efikase se kurrë në regjistrimin e një serie ngjarjesh.

Kjo është veçanërisht e dobishme kur kemi të bëjmë me një rast ligjor, ku dëshmitari okular mund të ketë harruar një detaj të rëndësishëm ose nuk mund të japë të dhëna të asaj që ndodhi me të vërtetë. Me një sistem sigurie, autoritetet ligjore mund të shohin serinë e ngjarjeve ashtu siç kanë ndodhur me të vërtetë.

4. Do të mund të vini në përfundimet e duhura.

Videoja nga kamerat e sigurisë mund t’ju ndihmojë të merrni vendime korrekte dhe të drejta gjatë zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Nëse keni të bëjë me një situatë që përfshin mosmarrëveshje brenda familjes tuaj, midis punonjësve tuaj, ose ndërmjet një klienti dhe stafit tuaj të shërbimit, dyshimet tuaja mund të marrin fund duke kontrolluar pamjet e kamerës së sigurisë.

Pretendimet e pasakta, të papërshtatshme të bëra nga klientët apo autoritetet e tjera mund të zgjidhen kur keni prova vizuale nga një sistem sigurie.

5. Do të mund të ruani regjistrimet.

Pra, ju duhet të shikoni cfarë ka ndodhur në shtëpinë apo biznesin tuaj javët që keni qenë me pushime? Ju mund ta bëni atë thjesht duke kërkuar në regjistrimet tuaja. Kamerat regjistrojnë dhe dokumentojnë çdo gjë që ata shohin në mënyrë sistematike, sipas datës dhe kohës së ngjarjes.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
AlbaScan