Si administrator/ pronar i një biznesi, ju dini gjithcka për aktivitetet e ditës dhe për mirëmbajtjen e biznesit tuaj. Por, sa jeni i informuar për ato që ndodhin në këtë biznes kur ju nuk jeni prezent? Nëse nuk mund të jeni gjithmonë i gatshëm për të kontrolluar fizikisht biznesin tuaj, kamerat e sigurisë e bëjnë këtë më së miri.
Me ndihmën e kamerave të sigurisë ju:
1. Mund të mbani nën kontroll stogjet.
Edhe nëse keni një dyqan apo një dollap me furnizime të llojeve të ndryshme, një kamer sigurie do të zbulojë kur një produkt është hequr nga aty dhe të minimizojë humbjet.
2. Mund të kontrolloni derën e pasme.
Një derë që çon në një parking apo rrugicë është shënjestra kryesore e kriminelëve. Kamera e sigurisë mund të konstatojë nëse ka përpjekje për hyrje me forcë dhe u lejon punonjësve të sigurohen para se të dalin nga ajo derë.
3. Siguroni vendin e parkimit.
Klientët dhe punonjësit duhet ta dinë që makinat a motorrat e tyre janë të sigurtë pasi të parkohen. Instalimi i kamerave të sigurisë në këtë zonë mund të zgjidhë shumë probleme sigurie.
4. Siguroni paratë e biznesit.
Hidhni një sy në lëvizjet që bëhen në arkë. Nuk keni pse të shqetësoheni më për tërheqje parash apo ulje çmimesh të paautorizuara nga personeli.
5. Kapni një kriminel.
Kamerat e sigurisë janë të prirura ta parandalojnë krimin, por disa kriminelë përsëri përpiqen ta mbarojnë punën e tyre. Nëse kjo ndodh, do ta keni shumë të lehtë t’i identifikoni ata.
6. Monitoroni sjelljen e punonjësve.
Vendosja e kamerave të sigurisë në vende të ndryshme ju lejon të monitoroni veprimet e punonjësve. Kështu, do të ulni socializimin e tepërt dhe do të rritet produktiviteti.
7. Monitoroni turnet e natës.
Hidhini një sy turneve të natës për t’u siguruar që personeli po bën një punë të mirë dhe po plotëson detyrat për të cilat paguhet.
8. Vëzhgoni furgonin e furnizimit.
Shikoni kush hyn e kush del, çfarë ndodh gjatë furnizimet dhe në çfarë ore ka ndodhur.
9. Konfirmoni takimet.
Nëse jeni pronar i një biznesi që ka të bëjë me takime pune apo i një biznesi që i mban dyert mbyllur derisa të vijnë klientët, mund të sigurohuni se kush qëndron pas derës para se ta hapni atë.
10. Kurseni në sigurime.
Kamerat e sigurisë ju ndihmojnë të parandaloni krimet në biznesin tuaj para se të ndodhin, gjë që do ju kursejë shumë nga kompanitë e sigurimit. Gjithashtu, këto kompani ofrojnë ulje nëse ju e keni një kamer sigurie paraprakisht.