Zbuloni më shumë rreth AlbaScan

Rreth AlbaScan

AlbaScan SHPK është një nga distributorët më të mëdhenj të sistemeve të sigurisë në tregun shqiptar.  Ne bashkëpunojmë me firmat më të njohura Europiane dhe Amerikane. Për më shumë, mund të na kontaktoni në rrjetet e mëposhtme.

Si kanë evoluar kamerat e sigurisë ndër vite?

photo

Kamerat e sigurisë mund të duken si pjesë e teknologjisë moderne, por ato u kanë shërbyer njerëzve që prej dekadash. Sot, nuk është çudi që të shihni një aparat sigurie wireless që ju shikon teksa trokisni në derën e përparme të fqinjit tuaj. Gjithashtu, ne presim që çdo biznes të përdorë kamerat sigurie. Le të hedhim një vështrim në momentet kryesore të historisë së teknologjisë së kamerave të sigurisë.

Historia e kamerës së sigurisë

Video-kamerat kanë qenë në përdorim për më shumë se 100 vjet. Në fakt, Thomas Edison kishte një dorë në zhvillimin e saj. Tetëdhjetë vjet më parë, kamerat u zvogëluan aq shumë sa mund të mbaheshin në dorë. Ky miniaturizëm bëri që kamerat të jenë aq të vogla sa të mos dukeshin, duke nxitur kështu fillimin e mbikëqyrjes me video.

Njëzet vjet më parë, kamerat e sigurisë nuk kishin luksin e lidhjes me internetin. E vetmja mënyrë për të monitoruar një zonë drejtpërdrejtë ishte përmes monitorimit me qarqe të mbyllura ose CCTV. Për dekada të tëra, CCTV ishte aparati i vetëm për qëllime të sigurisë. Kamerat e sigurisë u instalonin dhe u lidhnin direkt me monitorët. Me survejimin CCTV, mundësitë ishin të kufizuara:

Ju mund të paguanit dikë për të monitoruar kamerat tuaja.
Ju mund të zgjidhnit të tërhiqni regjistrimet dhe të shihnit se çfarë ka ndodhur pas veprimit të kryer.

Asnjë nga këto metoda nuk ishte optimale. Pagimi i një punonjësi sigurie për monitorimin e vazhdueshëm mund të kushtonte shumë. Alternativa tjetër ishte shikimi i pamjeve pas një incidenti të ndodhur dhe kjo nuk ndihmon në parandalimin e një incidenti. Për fat të mirë, zhvillimet në teknologji e bëjnë më të lehtë mbrojtjen e pronës suaj. Sot, ne mund të shikojmë kamerat tona të sigurisë të bëjnë punë të pavarur. Videoja futet drejtpërdrejtë në telefonin tuaj dhe kjo nuk do të ishte e mundur pa kamerat e sigurisë wireless ose kamera IP.

Disa nga teknikat e përdorura që kanë shkaktuar ndryshime pozitive tek kamerat e sigurisë janë:

  1. Cilësi më e mirë e imazhit
  2. Instalim dhe mirëmbajtje më e thjeshtë
  3. Teknologji më e sigurt dhe më e besueshme
  4. Ruajtje më e gjatë e videove të regjistruara
  5. Zvogëlim i shpenzimeve
  6. Mundësi për monitorim në distancë
  7. Integrim me sisteme të tjera

Kamerat IP që i përmbajnë të gjitha këto cilësi, i ofron vetëm “Albascan”. Mund të na kontaktoni në numrin e telefonit apo në e-mail-in e shënuar më poshtë.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
AlbaScan