Sisteme Kamerash IP (CCTV)
Albascan është distributor ekskluziv për produktet Uniview në Shqipëri dhe Kosovë, më poshtë do të gjeni një permbledhje mbi prodhuesinë në fjalë:
Uniview është një kompani e krijuar nga Huawei & 3COM dhe sot është një nga 4 kompanitë më të mëdha në shitjen e kamerave në botë.
Sot, Uniview mbron më shumë se 580 qytete në sajë të teknologjisë smart, mbi 380 korporata ndërkombëtare, rreth 615 universitete dhe kolegje e mbi 45 aeroporte në të gjithë botën.
Është e para kompani e çertifikuar me rregulloren më të re të Europes GDPR!
GDPR (General Data Protection Regulation)
Çertifikata kujdeset për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privacise për të gjithë përdoruesit e këtyre sistemeve në gjithë zonën e Europes. Gjithashtu kryen edhe adresimin e të dhënave personale jashtë zonës së BE dhe ZEE.
- 142 shtete dhe 652 qytete nuk mund të gabojnë në zgjidhjet e sistemeve të survejimit Uniview. Këto qytete kanë përdorur kamerat sigurisë jo vetëm për mbrojtje por edhe për menaxhimin e trafikut.
- Sektori i transportit gjithashtu ka zgjedhur produktet profesionale në më shumë se 40 aeroporte, 80 linja metroje dhe 220 autostrada. Sisteme inteligjente për të analizuar trafikun, shkeljet e kodit rrugor, identifikimin e targave dhe më gjerë.
- Në lidhje me godinat, komplekset dhe kampuset, Uniview është prezente ne më shumë se 615 të tilla duke ofruar survejim 24/7 në një platformë të vetme integrimi.
- Mbi 200 fabrika industriale dhe 200 institucione spitalore kanë zgjedhur për mbrojtjen, automatizimin dhe menaxhimin e ambienteve, kamerat e sigurisë Uniview.
- Produktet #Uniview vijnë me teknologjinë e integruar U + H. 265 duke reduktuar në mënyrë drastike koston e instalimit dhe koston e nevojshme për memorien e NVR. Minimizon deri në 95% trafikun e krijuar gjatë transmetimit të kamerës dhe kapacitetit ruajtës duke pasur zero ndikim tek cilësia e filmimeve.
Këto sisteme ofrojnë zgjidhjen më të mirë për nevojat tuaja, duke mbajtur koston e ulët. Një problem i zakonshëm që haset nga instaluesit gjatë montimit të kamerave IP, është kufizimi i gjatësisë së kabllit. Përdorimi i NVR PoE+ të Uniview mund të arrijë deri në 300 metra largësi duke marrë të gjitha përfitimet që ofron PoE.