1. Një sistem i lirë kamerash gjithmone ka kosto te lartë !
Mundohuni të bëni blerjen më të mirë për sistemin e kamerave të survejimit CCTV brenda buxhetit tuaj personal ose të biznesit. Gjithmonë është më e mençur të investosh në një sistem me cilësi të mirë , sistem që ju lejon të shtoni më shumë kamera më vonë se sa të nxitoni dhe të blini nje sistem, të kufizuar në parametra që ka çmim të lirë, zgjedhje e cila mund tju çojë në pendimin e blerjes fillestare.
Një kompani profesionale e sistemve CCTV do të jetë në gjendje t’ju ofrojë një sërë opsionesh të prodhuesve të besueshme.
2. Kontrolloni garancinë
Disa shitës të vegjël që shesin kamera pa markë mund të ofrojnë garanci 6 mujore ose 1 vjecare të produktit dhe nuk mbajnë përgjegjësi nëse pajisja dështon brenda afatit të garancisë . Një kompani e njohur e sigurisë do të shesë kamerat e survejimit CCTV me një garanci deri në 3 vjet dhe do të ofrojë një shërbim profesional të instalimit.
3. Kuptoni aftësitë bazë të kamerës
Kur zgjidhni kamerat CCTV është e rëndësishme të merrni parasysh madhësinë e lenteve , shkallën e këndit dhe kujtesën për ruajtjen e të dhënave.
4. Percaktoni llojin e kamerës
Ekzistojnë 2 lloje të kamerave të vëzhgimit CCTV në treg. Ato jane: Kamerat analoge dhe kamerat IP. Për fat të mirë, çmimet e kamerave kanë rënë ndjeshëm me avancimin e teknologjisë. Kjo ka bërë të mundur që me një buxhet minimal te instalohen kamerat e teknologjisë së fundit (IP) edhe nëpër rezidenca private.
5. Vendosni se çfarë doni të shihni nga kamerat
Cdo detaj që doni të shihni nga kamerat ka një konfigurim të ndryshëm dhe zgjedhje të vecanta në modelet e prodhuesve. Doni të shihni kalimtarët që i afrohen pronës tuaj ? Doni të shihni mjetet dhe të identifikoni targën ? Doni të shihni natë/ditë ? Apo doni të shikoni deri në 360 gradë? Të gjitha këto bëhen të mundur nëpërmjet prodhuesve të mëdhenj të sistemve CCTV dhe konfigurimeve perkatese.
6. Zgjidhni pozicionin më të mirë të kamerës
Vendimi se ku ta vendosni kamerën tuaj të parë do të varet shumë nga topografia e pronës suaj të shtëpisë ose biznesit dhe nevojat tuaja të sigurisë. Zakonisht, kamera e parë është instaluar në një pozicion të tillë si hyrja kryesore, për të mbledhur informacion rreth njerëzve ose automjeteve që hyjnë dhe më pas vendosen kamerat shtesë për të mbuluar “pikat e dobëta”.
7. Merrni parasysh të gjitha shpenzimet e instalimit
Përzgjedhja e llojit të saktë të kamerës së survejimit të CCTV është vetëm një pjesë e procesit të blerjes. Llogaritjet tuaja gjithashtu duhet të përfshijnë edhe kostot e materialeve , instalimeve, dhe konfigurimeve për këtë sistem. Është e rëndësishme që kur kërkoni çmimet për kamerat, të kërkoni edhe informacion rreth kostos së instalimit apo pajisjeve ekstra që nevojiten për tju bashkangjitur atij sistemi për të mirëfunksionuar.
8. Pyesni një profesionist të sigurisë për këshilla
Para zgjedhjes së kamerave së CCTV për shtëpinë ose biznesin tuaj, kërkoni këshillën e një profesionisti të sigurisë. Ata do të jenë në gjëndje të vlerësojnë pronën tuaj dhe t’ju tregojnë pamjet e regjistruara nga lloje të ndryshme të kamerave, që do t’ju mundësojnë që të merrni nje ide të plotë mbi cilësinë dhe çmimet përpara se të angazhoheni për një vendim.
Grupi i shitjes dhe teknikëve të AlbaScan janë të disponueshem për tju sugjeruar ose përgjigjur cdo pyetje lidhur me sistemet e sigurise CCTV.