Zbuloni më shumë rreth AlbaScan

Rreth AlbaScan

AlbaScan SHPK është një nga distributorët më të mëdhenj të sistemeve të sigurisë në tregun shqiptar.  Ne bashkëpunojmë me firmat më të njohura Europiane dhe Amerikane. Për më shumë, mund të na kontaktoni në rrjetet e mëposhtme.

Vende të Lira pune në AlbaScan SHPK

Job,Offer,Banner,Design.,Workplace,In,The,Office,With,An

Kompania Albascan, kompani që operon në fushën e Sistemeve të Sigurisë dhe IT nën kuadër të zgjerimit të stafit të saj kërkon Instalatorë Teknikë për produktet dhe Sistemet që ofron.

Instalatorët duhet të jenë të aftë të instalojnë produkte të Sistemeve të Sigurisë dhe IT si më poshtë:

  • Sisteme Kamerash IP (CCTV)
  • Kontroll i Aksesit dhe Kohëmatës
  • Sisteme Alarmi dhe Anti – Zjarri
  • Shërbime dhe Konsulencë IT
 

Gjithashtu të ketë dëshirë dhe vullnet për të mësuar dhe avancuar edhe në Sistemet e mëposhtme:

  • Skanera me Rreze X dhe Ura Kontrolli
  • Teknologji Anti – Drone
  • Sistem për Menaxhim Parkimi
  • Sistem Perimetral Mbrojtës
 

Përgjegjësitë dhe aftësitë kryesore:

  • Të ketë njohuri bazë në lidhje me aspekte elektronike.
  • I aftë për të identifikuar problemin dhe për të dhënë zgjidhje.
  • Ti ofrojë asistencë dhe konsulencë të plotë klientëve në lidhje me sistemin e instaluar.
  • Të komunikojë në gjuhë të huaj, në Anglisht ose Italisht.
  • Të zotërojë leje drejtimi klasi B.
 

Kërkesat e profilit:

  • Te ketë eksperiencë pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 2 vjet.
  • Kandidati duhet të ketë informacion të plotë në aspektin teknik.
  • Preferohet te ketë diplomë universitare (ose të mesme por me eksperiencë) në Informatike, Inxhinieri elektronike ose degë të ngjashme.
  • Të jetë energjik, komunikues, i aftë në punën në grup, dinamik edhe i orientuar drejt objektivit duke bërë të mundur zhvillimin edhe rritjen e kënaqësisë së klientëve.
 

Pagesa e kënaqshme! 

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative?

Atëherë ne ju mirëpresim! Plotësoni formularin e mëposhtëm ose dërgoni aplikimin tuaj në [email protected] Për çdo paqartësi tjetër mund të na kontaktoni në numrin e tel +355 69 65 65 085.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
AlbaScan