Sistem Menaxhimi radhe

Sistemi i menaxhimit të radhës është një sistem që përdoret për të menaxhuar dhe analizuar rrjedhën e vizitorëve. Ky sistem eleminon bllokimet dhe menaxhon rradhën e klientëve gjatë gjithë orarit të punës. Në një farë mënyre, sistemi i menaxhimit të radhës mund të konsiderohet si CRM, ose të paktën një aspekt i saj. Për një klient, ndërveprimi i parë me biznesin është duke u bërë pjesë e një radhe. Si rrjedhojë, duke u kujdesur për këtë ndërveprim, menaxhimi i radhës futet në sferën e shërbimit ndaj klientit. Sistemi i menaxhimit të radhës optimizon eksperiencën konsumatore.

Gjen përdorim në sektorë financiarë, shëndetësorë, edukimi dhe instiucione publike.

 

Zgjidhje per menaxhim parkimi

Sistemet e Parkimit ofrojnë:

    • Lëshim automatik të biletave në hyrje
    • Njoftim i shoferit dhe operatorit për vendet e lira të parkimit
    • Numërim të orëve të qëndrimit
    • Llogaritje të kostos së shërbimit
    • Programim të personalizuar
    • Raporte të detajuara ditore/ javore/ mujore

Gjurmimi me GPS bën të mundur:

    • Lokalizim të vendndodhjes së automjetit
    • Vëzhgim të automjetit në kohë reale, shpejtësinë e lëvizjes
    • Regjistrimin e historikut të lëvizjes së makinës në çdo kohë
    • Përdorimin e butonit SOS në rast emergjence
Parking