Zbuloni më shumë rreth AlbaScan

Rreth AlbaScan

AlbaScan SHPK është një nga distributorët më të mëdhenj të sistemeve të sigurisë në tregun shqiptar.  Ne bashkëpunojmë me firmat më të njohura Europiane dhe Amerikane. Për më shumë, mund të na kontaktoni në rrjetet e mëposhtme.

Ju nevojiten Sisteme Monitorimi Sisteme Anti Drone Sensorë & Alarme Pajisje Skanimi ?

Vazhdo më poshtë

Kush jemi ne?

Përshëndetje dhe mirësevini në AlbaScan, lider në integrimin e sistemeve të sigurisë dhe informacionit. Ne ofrojmë një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh që sigurojnë zgjidhje të teknologjisë së fundit, të bazuara në praktikat më të mira dhe standardet ndërkombëtare.

Këtu mund të përmendim bashkëpunimin tonë me më shumë se 30 partnerë ndërkombëtarë, të cilët janë pionerë të industrisë si: Smiths Detection, CEIA, Uniview, Sicurit, Dell dhe jo vetëm. Së bashku me ekspertizën dhe përkushtimin tonë, ne kemi ofruar zgjidhje të sigurta dhe të përshtatura sipas nevojave specifike të klientëve tanë, duke siguruar një mbrojtje efektive dhe menaxhimin optimal të informacionit apo infrastrukturës teknologjike.

Në AlbaScan, besojmë në fuqinë e teknologjisë për të transformuar aktivitetet e përditshme të klientëve tanë, që nga mikronjësitë, kompanitë e mëdha e deri tek projektet qeveritare. Ne gjendemi aty, në çdo hap duke mbështetur rritjen e tyre të sigurt e të qëndrueshme.

Misioni dhe Vizioni

Misioni I AlbaScan ka qënë dhe është të ofrojë zgjidhje të avancuara dhe inovative. Ne jemi integrues i sistemeve të sigurisë. Njëkohësisht edhe distributor i njohur përdisa nga markat më të mira dhe më të besueshme të industrisë. Prej vitesh jemi të përkushtuar të ndërtojmë partneritete të qëndrueshmeme markat ndërkombëtare. Përmes këtij bashkëpunimi bëjmë të mundur që klientët tanë të kenë akses në pajisje dhe zgjidhje të personalizuara të teknologjisë së fundit, të cilat nuk gjendeshin më parë në treg. Përmes inovacionit të vazhdueshëm, ekspertizës që kemi fituar ndër vite dhe angazhimit për cilësi, aspirojmë të kontribojmë vazhdimisht në një të ardhme më të sigurt. Të gjitha këto, për të përmbushur, vizionin që AlbaScan të jetë faktor jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në rajon.

Historiku

ALBASCAN lindi si nevojë e tregut shqiptar për Sisteme të Specializuara në fushën e Sigurisë. Ndryshe nga drejtimi i tregut vendas për zgjidhje të shpejta momentale, ne synojmë të ofrojmë teknologjinë e fundit për zgjidhje efektive e afatgjata. Produktet dhe shërbimet tona variojnë nga kamerat më të thjeshta dixhitale e deri tek Sistemet Inteligjente dhe të automatizimit. Objektivi ynë është të përshtatim eksperiencën më të mirë botërore në tregun shqiptar, për të mos e parë më sigurinë si një sistem të momentit, por si një domosdoshmëri të përhershme.

AlbaScan SHPK ofron zgjidhje në fushën e Teknologji Informacionit

  • Dizajn dhe planifikim i infrastrukturës se IT
  • Dizajn dhe planifikim Data center
  • Instalim infrastrukture dhe kabellimi
  • Instalim dhe dizajn sisteme wifi
  • Zgjerimi i rrjetit aktual
  • Dizajn sisteme performance dhe analize e rrjetit.
  • Instalim rrjeti LAN/WAN/Wifi (switching, routing, ID management)
  • Krijimi i politikave dhe procedurave së sigurisë dhe operimit
  • Instalim i sistemeve mbrojtës së rrjetit (firewall, IDP, cyber security)
  • Routing
  • Switching
  • Wireless
  • Firewall
  • Identity Management
  • Central telefonik Analog dhe IP (PBX)
  • Sistem pagese telefonie (billing)
  • Instalim Server dhe hapësirës së të dhënave në hapësirën fizike ose virtuale (Virtualisation)
  • Sisteme replikimi dhe disaster recovery
  • Sisteme backup dhe restore
  • Migrim i shërbimeve dhe të dhënave
    parandalimi i rrezikut për rrjedhje e informacionit dhe të dhënave konfidenciale
  • Konsolidimi i shërbimeve IT
  • Mbështetje teknike nëpërmjet telefonit, e-mail ose chat
  • Trajnimi i stafit për përdorim sistemeve IT
  • Mbajtja e dokumentacionit të azhornuar për ndryshimet dhe funksionet e reja të sistemeve

Çertifikime në standardet më të larta

Ne punojmë vetëm me partnerët më të besueshme

Vlerat dhe parimet thelbësore

Inovocion

Inovacioni është në zemër të çdo zgjidhje që ofrojmë.Investojmë vazhdimisht në kërkimin dhe përshtatjen e teknologjive të reja.

Siguri

Siguria është një koncept që përshkon çdo aspekt tonin, nga shërbimet dhe ideologjia deri te raportet me klientët. Për ne, siguria nuk është thjesht një shërbim, por një përgjegjësi e rëndësishme që klientët na kanë besuar

Besueshmëri

Ne kemi një historik të provuar të suksesit në implementimi ne sistemeve të sigurisë për klientë të ndryshëm, nga bizneset e vogla deri te korporatat.