Zgjidhje të zgjuara, për një botë më të sigurt.

Nga familjet dhe bizneset e vogla, te korporatat, institucionet publike dhe projektet më inovative, klientët zgjedhin AlbaScan për të garantuar mbrojtje, për të dixhitalizuar proceset dhe për të avancuar me teknologjitë më të fundit. 

Misioni & Vizioni ynë

Misioni i AlbaScan ka qënë dhe është të ofrojë zgjidhje të avancuara dhe inovative. Ne jemi integrues i sistemeve të sigurisë. Njëkohësisht edhe distributor i njohur përdisa nga markat më të mira dhe më të besueshme të industrisë. 

Prej vitesh jemi të përkushtuar të ndërtojmë partneritete të qëndrueshmeme markat ndërkombëtare. Përmes këtij bashkëpunimi bëjmë të mundur që klientët tanë të kenë akses në pajisje dhe zgjidhje të personalizuara të teknologjisë së fundit, të cilat nuk gjendeshin më parë në treg. 

Rrugëtimi i AlbaScan

AlbaScan lindi si nevojë e tregut shqiptar për Sisteme të Specializuara në fushën e Sigurisë. Ndryshe nga drejtimi i tregut vendas për zgjidhje të shpejta momentale, ne synojmë të ofrojmë teknologjinë e fundit për zgjidhje efektive e afatgjata. 

Produktet dhe shërbimet tona variojnë nga kamerat më të thjeshta dixhitale e deri tek Sistemet Inteligjente dhe të automatizimit. Objektivi ynë është të përshtatim eksperiencën më të mirë botërore në tregun shqiptar, për të mos e parë më sigurinë si një sistem të momentit, por si një domosdoshmëri të përhershme.

Tomorrow's Technology for Today's Security.

Besojmë në një të ardhme ku teknologjia i tejkalon kufijtë e imagjinatës. AlbaScan sjell risitë më të fundit që jo vetëm mbrojnë, por krijojnë një eksperiencë sigurie të zgjuar, të lidhur dhe të pandalshme. Çdo hap përpara është një investim në sigurinë, komoditetin dhe fuqizimin tuaj. Për këtë arsye jemi zgjedhja e duhur në Shqipëri.

Partnerë
0 +
Bashkëpunime
0 +
Projekte Publike
0
Projekte Pilot
0
Besueshmëri
0 %