Projektim dhe ndërtim i rrjeteve LAN/WAN, kabllim struktural (ethernet/fibër), rrjete Wi-Fi për ambiente të mëdha, konfigurim pajisjesh si switch, router, access point, dhe monitorim i performancës së rrjetit. Ofrimi i zgjidhjeve të shkallëzueshme për çdo madhësi biznesi.
Instalim dhe mirëmbajtje serverësh fizikë dhe virtualë, virtualizim me VMware, Hyper-V apo Proxmox, ndërtim NAS/SAN storage, backup i të dhënave, rikuperim në rast dëmtimi, dhe migrim i sistemeve ekzistuese në arkitekturë më moderne.
Mbrojtje proaktive ndaj kërcënimeve digjitale.
Konfigurim i firewall-ëve enterprise, rregulla filtrimi dhe NAT, akses i kontrolluar për përdoruesit, VPN për lidhje të sigurta, sistem IDS/IPS për parandalim sulmesh dhe politika të sigurisë për rrjetet dhe pajisjet.
Migrim i sistemeve në cloud, krijim zgjidhjesh hibride (cloud + lokal), hostim aplikacionesh, backup në cloud dhe bashkëpunim në distancë me shërbime të integruara për dokumente, email dhe komunikim.
Mbështetje 24/7 me kontrata SLA, ndërhyrje në vend dhe në distancë, mirëmbajtje rutinë për rrjete dhe serverë, diagnostikim teknik, auditim të infrastrukturës dhe zgjidhje të shpejta për çdo problem softuerik apo harduerik.
Analizë e nevojave IT të organizatës suaj, hartim strategjie digjitale afatshkurtër dhe afatgjatë, këshillim për përzgjedhje teknologjie, planifikim investimesh në IT dhe përgatitje të projekteve të digjitalizimit me dokumentacion të plotë teknik.
Instalim, licencim dhe konfigurim i sistemeve operative (Windows, Linux), aktivizim softuerësh të ndryshëm (Office, antiviruse, ERP), optimizim performance dhe siguri, dhe përgatitje e kompjuterëve për përdoruesit final.
Zhvillim projektesh unike për shkolla, bashki, institucione shëndetësore apo korporata; ndërlidhje e sistemeve të ndryshme në një arkitekturë të unifikuar; dokumentim teknik; trajnime dhe zbatime të plotësuara me konsulencë.
Zbuloni dobësitë përpara se ta bëjnë të tjerët – me analiza të thelluara dhe testime penetrimi. Shërbime të avancuara në fushën e sigurisë kibernetike, përfshirë: