Pse AlbaScan?

Inovacion Besueshmëri Siguri

Sepse që prej themelimit, AlbaScan është fokusuar te inovacioni i vazhdueshëm, integrimi i teknologjive të fundit dhe përshtatja e zgjidhjeve globale për nevojat lokale. Me një staf të kualifikuar, investimeve të vazhdueshme dhe partneriteteve ndërkombëtare, kemi sjellë për herë të parë në Shqipëri produkte dhe shërbime të standardeve më të larta të sigurisë dhe automatizimit.

Inovacioni është në zemër të çdo zgjidhje që ofrojmë. Investojmë vazhdimisht në kërkimin dhe përshtatjen e teknologjive të reja.

Albascan është kompania e parë që ka integruar skanerat X-ray me inteligjencën artificiale jo vetëm në Shqipëri, por edhe ndër të parat në botë që e ka zbatuar këtë teknologji në mënyrë operacionale.


Në vend që operatorët të mbështeten vetëm te shqyrtimi vizual i imazheve nga pajisjet X-ray në hyrjet e ambienteve me siguri të lartë – si aeroporte, burgje apo institucione shtetërore – Albascan ka integruar një sistem të avancuar të inteligjencës artificiale që analizon skanimet në kohë reale dhe jep njoftime automatike për çdo rrezik të mundshëm.

Ky sistem inteligjent mëson vazhdimisht nga përvojat e mëparshme, duke ndërtuar një bazë të dhënash gjithnjë e më të saktë në identifikimin e objekteve të dyshimta apo të ndaluara.

Kur operatorët janë të lodhur, të shpërqendruar apo përballen me pamje komplekse, inteligjenca artificiale është gjithmonë aty për t’i ndihmuar – duke shërbyer si një filtër i dytë sigurie dhe duke parandaluar kalimin e sendeve të rrezikshme apo të ndaluara.
Kjo qasje rrit ndjeshëm efikasitetin dhe besueshmërinë e proceseve të kontrollit, duke e çuar sigurinë në një nivel të ri.

Për AlbaScan, siguria nuk ka qënë kurrë thjesht një shërbim, por përgjegjësi ndaj klientit.

Albascan implementoi një zgjidhje të integruar sigurie dhe IT për një institucion arsimor me disa godina të shpërndara në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke garantuar mbrojtje të avancuar fizike dhe digjitale në një strukturë të decentralizuar.

Projekti përfshinte:

  • Kamera inteligjente me aftësi për detektim anomalie, si grumbullime të pazakonta apo lëvizje gjatë orareve të ndaluara.
  • Sisteme kontrolli aksesi me karta ID dhe identifikim biometrik për të gjithë stafin dhe studentët.
  • Monitorim 24/7 nga një qendër kontrolli qendrore, me njoftime automatike në aplikacion mobil në rast incidenti
  • Rezultatet:
  • Zero incidente të paautorizuara në 14 muaj operimi
  • Reduktim i stafit fizik të sigurisë dhe optimizim i kostove operacionale
  • Rritje e transparencës dhe përfshirje e studentëve në teknologjitë moderne të sigurisë dhe IT-së, përmes një programi akademik bashkëpunues

Ne kemi një historik të provuar të besueshmërisë në ofrimin e sistemeve të IT dhe sigurisë .

Shërbim SLA dhe mirëmbajtje kritike pa ndërprerje për mbi 6 vite rresht për një institucion shtetëror me më shumë se 20 vendndodhje në të gjithë territorin e Shqipërisë,Kemi ofruar një shërbim të integruar mirëmbajtjeje dhe ndërhyrjeje teknike, duke mbuluar çdo aspekt të infrastrukturës IT dhe të sigurisë fizike si:

  • Sistemet e sigurisë fizike: CCTV, kontroll hyrjeje, alarme dhe antintruzion
  • Sistemet kritike të sigurisë:
    • Skanerë me rreze X
    • Ura detektuese metalike
    • Kontroll aksesi me barriera, turnikë dhe lexues kartash
  • Sistemet e energjisë: UPS, rrjeti elektrik dhe furnizim i stabilizuar për pajisjet kritike

    Rezultatet që flasin vetë:
  • Zero ditë ndërprerje për sistemet kritike gjatë gjithë periudhës së operimit
  • Reagim brenda 1–3 orësh për çdo incident të raportuar, me ndërhyrje fizike dhe mbulim të plotë online
  • Planifikim dhe përmirësim proaktiv: testime periodike të rikuperimit të të dhënave dhe funksionalitetit të sistemeve të sigurisë

Kërkoni Zgjidhje të Veçanta Teknike?