Klienti: Institucion qeveritar
Viti i Zbatimit: 2021
Vendndodhja: Lokacione të shpërndara me nivel të lartë sigurie në Shqipëri
Sfidat
Në mjedise ku niveli i sigurisë duhet të jetë maksimal në çdo moment, funksionimi i pandërprerë i pajisjeve të kontrollit dhe skanimit është thelbësor. Nevojitej një zgjidhje e cila të garantonte:
- Vazhdimësi në funksionimin e pajisjeve të skanimit me rreze X;
- Siguri në kontrollin e hyrjeve dhe menaxhimin e aksesit;
- Mbikëqyrje e saktë e temperaturës së vizitorëve dhe stafit, sidomos në kushte pandemie;
- Reagim të shpejtë në rast të defekteve ose emergjencave teknike.
Zgjidhja nga Albascan
Albascan u angazhua për ofrimin e një kontrate të plotë mirëmbajtjeje, që mbulonte aspektet më kritike të sigurisë, duke përfshirë:
- Shërbime të mirëmbajtjes parandaluese dhe korrigjuese, për pajisjet e skanimit me rreze X;
- Kontrolle të rregullta teknike dhe testime periodike, për sistemet e aksesit dhe detektimit të temperaturës;
- Reagim i shpejtë për ndihmë teknike në raste emergjente, me kohë minimale ndërprerjeje të funksionit;
- Asistencë për përditësim të softuerëve, për të garantuar performancë optimale.
Rezultatet
- Rritje e besueshmërisë dhe jetëgjatësisë së sistemeve të sigurisë;
- Eliminim i ndërprerjeve të funksionimit në mjedise ku siguria është kritike;
- Reagim teknik i shpejtë dhe i efektshëm në çdo problem të raportuar;
- Standardizim i procesit të mirëmbajtjes, sipas praktikave më të mira në fushën e sigurisë teknologjike.