Klienti: Institucion qeveritar vendor
Viti i Zbatimit: 2022
Vendndodhja: Zonë urbane në Shqipëri
Sfidat
Me rritjen e densitetit urban dhe shtimin e mjeteve në qarkullim, menaxhimi i parkimit u bë një sfidë serioze për mjediset publike. Nevoja ishte për një sistem të centralizuar dhe të integruar, që të siguronte:
- Kontroll efektiv të hapësirave të parkimit;
- Pagesa të rregullta dhe transparente;
- Integrim me institucione shtetërore, si Policia dhe DPSHTRR, për verifikim automatik dhe shkëmbim të dhënash në kohë reale.
Zgjidhja nga Albascan
Albascan dizajnoi dhe implementoi një zgjidhje inteligjente për menaxhimin e parkimit, e cila përfshinte:
- Sistem elektronik për monitorimin e vendeve të parkimit dhe identifikimin automatik të targave;
- Integrim me sistemet e Policisë dhe DPSHTRR, për kontroll të menjëhershëm të statusit të mjetit dhe pagesave të prapambetura;
- Zgjidhje të automatizuara të pagesës, të aksesueshme për qytetarët përmes aplikacionit mobile;
- Panel qendror monitorimi dhe analizash, për përmirësim të menaxhimit në kohë reale.
Rezultatet
- Rritje e disiplinës në përdorimin e hapësirave të parkimit;
- Pagesa të rregullta dhe gjurmueshmëri e plotë e transaksioneve;
- Lehtësim për qytetarët dhe rritja të ardhurave për njesinë vendore.
- Përmirësim i bashkëpunimit ndërinstitucional përmes integrimit të të dhënave dhe procedurave të përbashkëta.