Klienti: Institucion qeveritar
Viti i Zbatimit: 2024
Vendndodhja: Ambient qeveritar me hyrje të dedikuara për automjete.
Sfidat
Për sigurinë e objekteve kritike, kërkohej ngritja e një sistemi të integruar për kontrollin dhe filtrimin e hyrjeve të automjeteve, duke kombinuar:
- Skanim të plotë të automjeteve, pa nevojë për inspektim manual;
- Sistem fizik të bllokimit dhe ndalimit të automjeteve të paautorizuara, me bollardë të nivelit të lartë të sigurisë (K12);
- Integrim në mënyrë efikase në hyrjen e një godine të re dhe një ekzistuese, pa ndërprerje të operacioneve ditore.
Zgjidhja nga Albascan
Albascan realizoi projektimin dhe implementimin e një zgjidhjeje të nivelit të lartë, përmes:
- Furnizimit dhe instalimit të një skaneri për automjete të prodhuesit UVISCAN, lider ndërkombëtar në teknologjinë e kontrollit poshtë automjetit;
- Vendosjes së bollardëve hidraulikë të certifikuar të nivelit K12 nga kompania TISO, të aprovuar nga institucione si NATO;
- Integrim me sistemet ekzistuese të kontrollit dhe monitorimit;
- Trajnim të stafit teknik dhe operativ për përdorim dhe reagim në rast situatash emergjente.
Rezultatet
- Krijimi i një pike kontrolli me siguri të nivelit ushtarak;
- Skanim automatik dhe i saktë i të gjitha automjeteve hyrëse, pa ndalesa të panevojshme;
- Kontroll fizik i hyrjeve me bollardë hidraulikë, të gatshëm për aktivizim të menjëhershëm;
- Zgjidhje unike në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të sigurisë.