Zgjidhje e Integruar Teknologjike për një Hotel Luksoz në Shqipëri.

Klienti: Hotel ndërkombëtar luksoz
Viti i Zbatimit: 2023
Vendndodhja: Qendër urbane, Tiranë

Sfidat

Ndërtimi I sistemeve të një hoteli luksoz për klientelë ndërkombëtare përfshinte integrimin e disa sistemeve teknologjike kritike në një afat të ngjeshur dhe në një ambient pune shumëdisiplinor. Sfidat kryesore ishin:

  • Volumi i lartë i punimeve dhe nevoja për sinkronizim të vazhdueshëm midis grupeve të ndryshme të ndërtimit dhe instalimeve;
  • Integrimi pa ndërprerje i sistemeve të ndryshme – siguri, hoteleri, akses, IT – në një platformë funksionale dhe të qëndrueshme;
  • Kërkesa për zbatim në standarde të larta estetike dhe teknike, tipike për një strukturë mikpritjeje luksoze;
  • Trajnimi i stafit të hotelit, për përdorim efikas dhe mirëmbajtje afatgjatë të pajisjeve dhe sistemeve.

Zgjidhja nga Albascan

Albascan projektoi dhe realizoi një zgjidhje të integruar për të përmbushur nevojat e klientit, duke përfshirë:

  • Instalimin e sistemit të sigurisë kundër zjarrit, me detektim të hershëm, alarmim audio/vizual dhe sinjalistikë emergjente;
  • Implementimin e sistemit të parkimit me trarë automatikë, kontrolle aksesi dhe sinjalistikë (semaforë e sensorë loop);
  • Zgjidhje për sistemet hotelerike, për menaxhimin e dhomave, ndriçimit, temperaturës dhe energjisë në mënyrë inteligjente;
  • Sistem CCTV dhe akses elektronik, për sigurinë e ambienteve të përbashkëta dhe zonave të kufizuara;
  • Ndërtim të rrjetit IT dhe infrastrukturës elektrike, duke përfshirë WiFi të shpejtë, rrjet LAN, kabllim strukturore dhe zgjidhje për energji rezervë;
  • Trajnim i dedikuar për stafin, me manuale teknike dhe sesione praktike, për garantimin e operimit të sigurt dhe të qëndrueshëm.

Rezultatet

  • Integrim i suksesshëm i të gjitha sistemeve, me koordinim të plotë në të gjitha fazat e ndërtimit;
  • Zhvillim i një ambienti mikpritës të teknologjizuar, që plotëson kërkesat moderne të klientelës luksoze;
  • Reduktim i rrezikut operacional përmes sistemeve të sigurisë dhe kontrollit të aksesit;
  • Ekipi i hotelit i trajnuar plotësisht, për menaxhimin e teknologjive të instaluara dhe ndërhyrje të shpejta në rast nevoje.

Shpërndaj në rrjetet sociale: