Menaxhim i Automatizuar i Radhës në Spitale dhe Laboratorë të Shpërndarë.

Klienti: Laboratore analizash mjekesore
Viti i Zbatimit: 2024
Vendndodhja: Të shpërndara në disa qytete në Shqipëri

Sfidat

Ofrohen shërbime mjekësore për një numër të madh pacientësh çdo ditë, në institucione të shpërndara gjeografikisht. Sfidat specifike përfshinin:

  • Nevoja për menaxhim të strukturuar të rradhës së pritjes për pacientët pranë sporteleve të informacionit dhe shërbimit;
  • Koordinim teknik midis dhjetëra institucioneve të ndryshme me infrastrukturë heterogjene;
  • Kërkesa për monitorim në kohë reale dhe raportim të detajuar mbi fluksin e pacientëve, kohën mesatare të pritjes, dhe performancën e shërbimit;
  • Lehtësimi i përvojës së pacientit dhe reduktimi i konfuzionit dhe mbingarkesës në sportele.

Zgjidhja nga Albascan

Albascan implementoi një sistem të avancuar të menaxhimit të radhës (Queue Management System), të dizajnuar për të përmirësuar efikasitetin dhe transparencën në të gjitha pikat e shërbimit:

  • Kioska elektronike të shpërndarjes së biletave me numër për çdo pacient;
  • Ekrane informuese dhe sinjalistikë vizuale, për thirrjen e radhës dhe orientimin e pacientëve;
  • Integrim i të gjithë pikave të shërbimit në një platformë të centralizuar, e aksesueshme nga stafi drejtues dhe administrativ;
  • Panel monitorimi për administratorin, me funksione për raportim automatik mbi:
    • Numrin total të klientëve në ditë;
    • Koha mesatare e pritjes;
    • Kohëzgjatja e shërbimit për sportel;
    • Ndryshimet gjatë ditës apo javës;
  • Trajnim i stafit lokal për përdorimin dhe ndërveprimin me sistemin në mënyrë intuitive dhe efikase.

Rezultatet

  • Organizim i përmirësuar i rradhës së pacientëve në të gjitha sportelet;
  • Reduktim i ndjeshëm i kohës së pritjes dhe stresit për pacientët në ambiente mjekësore;
  • Raportim i centralizuar dhe në kohë reale, duke i mundësuar menaxhimit të ndërmarrë masa për përmirësim operacional;
  • Zgjidhje e shkallëzueshme, që mund të adoptohet lehtësisht nga institucione të tjera mjekësore në rrjetin publik apo privat.

Shpërndaj në rrjetet sociale: