Klienti: Rrjet biznesesh privat me shtrirje në të gjithë Shqipërinë
Viti i Zbatimit: 2024
Vendndodhja: 32 lokacione të shpërndara në qytete dhe zona industriale
Sfidat
Rrjeti i kompanive private përballej me nevojën për të kontrolluar dhe menaxhuar qasjen fizike në ambientet e veta në mënyrë të sigurt dhe të standardizuar, në një kontekst me fluks të lartë lëvizjeje ditore:
- Mbi 200 hyrje/dalje ditore për çdo pikë, duke kërkuar teknologji që të përpunojë shpejt dhe me saktësi çdo akses;
- Diversitet në strukturën e ambientit fizik, që kërkonte personalizim të pajisjeve (dyer të ndryshme, korridore, hyrje me lartësi të ndryshme etj.);
- Vendndodhje të shpërndara gjeografikisht, që duhej të menaxhoheshin në mënyrë të unifikuar nga selia qendrore;
- Kërkesë për gjurmueshmëri, auditim dhe transparencë të lëvizjes së personelit, për arsye sigurie dhe logjistike.
Zgjidhja nga Albascan
Për këtë projekt sfidues, Albascan ofroi një zgjidhje të integruar, të dizajnuar posaçërisht për biznesin modern me prezencë shumëpike:
- Lexues biometrikë (shenja gishti) të instaluar në çdo pikë hyrjeje për identifikim të shpejtë dhe të pakontestueshëm të stafit;
- Sisteme aksesi të ndryshme sipas nevojës së ambientit, duke përfshirë:
- Tripoda të motorizuar për hyrje në zona me fluks të lartë;
- Magnete elektrike për dyer me akses të kontrolluar;
- Sensore për dalje të lirë dhe dalje me autorizim në zona të ndjeshme;
- Platformë qendrore software, që menaxhon përdoruesit, akseset dhe krijon raporte për:
- Kohën e hyrjes/daljes;
- Frekuentimin sipas pikës;
- Ndërhyrjet ose përpjekjet për akses të paautorizuar;
- Trajnim i stafit në çdo vendndodhje, për përdorim dhe ndërhyrje në rast problemi bazë.
Rezultatet
- Automatizim dhe siguri e rritur për hyrje/daljet në të gjitha ambientet e rrjetit të biznesit;
- Koordinim i suksesshëm në 32 pika të ndryshme, pa vonesa në operacione;
- Gjurmim dhe analizë në kohë reale e lëvizjes së stafit, që ndihmon në optimizimin e proceseve;
- Reduktim i nevojës për siguri fizike të vazhdueshme, falë kontrollit inteligjent dhe të qëndrueshëm;