Zgjidhje e Avancuar Anti-Drone për Institucion Publik me Nivel të Lartë Sigurie.

Klienti: Institucion shtetëror publik
Viti i Zbatimit: 2024
Vendndodhja: Ambient i mbrojtur me rëndësi strategjike, Shqipëri

Sfidat

Në një kohë kur dronët komercialë dhe të modifikuar përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e infrastrukturave kritike, institucioni kishte nevojë për një sistem të sofistikuar për:

  • Zbulimin, identifikimin dhe klasifikimin e dronëve në ajër sipas listës së autorizuar (allow list) dhe të ndaluar (blacklist);
  • Përcaktimin e vendndodhjes së pilotit, shpesh të maskuar ose në lëvizje, në mënyrë që të mundësohej ndërhyrja në kohë reale;
  • Monitorim të avancuar të parametrave teknikë të çdo fluturimi, përfshirë:
    • Numrin serial të dronit,
    • Modelin dhe prodhuesin,
    • Koordinatat GPS të fluturimit dhe gjatësinë e qëndrimit në zonë;
  • Integrim të sistemit me protokolle ekzistuese sigurie dhe menaxhimi të incidenteve, për të garantuar përgjigje të sinkronizuar.

Zgjidhja nga Albascan

Albascan dizajnoi dhe implementoi një zgjidhje Anti-Drone me teknologji të nivelit ushtarak, e certifikuar për përdorim në institucione me rrezikshmëri të lartë:

  • Sistem deteksioni me radar dhe RF (radio frequency) për zbulimin e dronëve në distanca të ndryshme dhe në kushte të vështira mjedisore;
  • Platformë inteligjente për identifikim të automatikshëm të modeleve, me klasifikim të menjëhershëm në “allow” ose “black” list sipas parametrave të përcaktuar;
  • Funksionalitet për lokalizim të pilotit, përmes triangulimit të sinjalit dhe analizës së burimit të komandës;
  • Regjistrim automatik dhe ruajtje të të gjithë informacionit teknik të fluturimeve, me databazë të dedikuar për auditim dhe analiza të mëvonshme;
  • Integrim me sistemet CCTV dhe alarm, për vizualizim të menjëhershëm të zonës së rrezikuar;
  • Trajnim për personelin përgjegjës mbi përdorimin, ndërhyrjet dhe procedurat e reagimit.

Rezultatet

  • Zbulim i saktë dhe klasifikim i menjëhershëm i çdo droni që afrohet mbi ambientin e institucionit;
  • Identifikim i pilotëve të paautorizuar, edhe në raste të maskimit fizik ose përdorimit të pajisjeve të avancuara;
  • Reduktim i riskut të penetrimit ajror dhe rritje e ndjeshme e vetëbesimit operacional për ngjarje dhe mbledhje të rëndësishme;
  • Arkivim i plotë i çdo incidenti, për analizë, përgjegjësi dhe përmirësim të vazhdueshëm të protokolleve;
  • Model i suksesshëm që mund të shkallëzohet për institucione të tjera publike ose ushtarake.

Shpërndaj në rrjetet sociale: