Klienti: Hotel luksoz me kapacitet të lartë akomodimi
Viti i Zbatimit: 2024
Vendndodhja: Qendër turistike, Shqipëri
Sfidat
Hoteli me 160 dhoma dhe hapësira të dedikuara për pritje, konferenca dhe shërbime shtesë kërkonte një zgjidhje të centralizuar që të garantonte:
- Siguri maksimale për stafin dhe klientët në përputhje me standardet ndërkombëtare;
- Zgjidhje moderne aksesi për dhomat, që të mund të integroheshin natyrshëm me sistemin e menaxhimit të hotelit (PMS);
- Sisteme që të jenë miqësore për përdoruesin, të lehta për menaxhim nga stafi i hotelit dhe transparente për klientët;
- Koordinim teknik në shkallë të gjerë, duke përfshirë çdo dhomë dhe ambient publik të hotelit.
Zgjidhja nga Albascan
Albascan realizoi një zgjidhje të plotë teknologjike, duke përfshirë:
- Sistem të avancuar kundër zjarrit, me detektorë tymi, sinjalizim audio-vizual, boton emergjence dhe panel qendror për menaxhim në kohë reale;
- Brava elektronike për të gjitha dhomat, të aksesueshme përmes kartave me çip ose teknologjisë NFC;
- Integrim i plotë me sistemin PMS (Property Management System) të hotelit, për t’i mundësuar recepsionit:
- Aktivizimin e kartave të aksesit në momentin e check-in;
- Menaxhimin e dhomave në mënyrë të automatizuar;
- Ndjekjen e hyrjeve individuale në çdo dhomë për arsye sigurie dhe logjistike;
- Trajnim për stafin teknik dhe recepsionin, për përdorim efikas të sistemit të menaxhimit dhe reagim të shpejtë në situata emergjente.
Rezultatet
- Siguri e certifikuar kundër zjarrit, me përgjigje të shpejtë dhe kontroll të plotë në çdo zonë të hotelit;
- Akses i sigurt dhe pa ndërprerje në dhoma, përmes teknologjisë moderne të bravave dhe integrimit me PMS;
- Përmirësim i përvojës së klientit, falë shërbimeve më të shpejta dhe të sinkronizuara në check-in/check-out;
- Efikasitet operacional për menaxhimin e dhomave, duke reduktuar kostot dhe gabimet manuale në ndarjen dhe aksesin e dhomave.