Klienti: Rezidencë private me kompleks vilash
Viti i Zbatimit: 2024
Vendndodhja: Zonë rezidenciale luksoze, Shqipëri
Sfidat
Në një mjedis rezidencial me kërkesa të larta për komoditet, siguri dhe menaxhim inteligjent të energjisë, sfidat përfshinin:
- Kërkesa për automatizim të plotë të çdo vile, duke përfshirë ndriçimin, sistemin e temperaturës, roletat, kamerat, alarmet dhe pajisjet elektrike;
- Integrim i të gjitha vilave në një sistem të centralizuar për administrimin nga kompania menaxhuese, pa cënuar privatësinë e banorëve;
- Mundësi për kontroll të pavarur nga çdo banor, përmes aplikacioneve mobile dhe ndërfaqeve miqësore për përdoruesin;
- Gjenerim të raporteve dhe statistikave të personalizuara, për përdorim energjie, hyrje-dalje, alarme dhe ngjarje anormale;
- Projektim individual për çdo vilë, duke respektuar arkitekturën, preferencat e pronarëve dhe efikasitetin energjetik.
Zgjidhja nga Albascan
Albascan mori përsipër projektimin dhe zbatimin e një zgjidhjeje të plotë teknologjike “Smart Living”, e cila përfshinte:
- Instalim i sistemeve Smart Home për çdo vilë, duke përfshirë:
- Ndriçim i automatizuar dhe i programueshëm;
- Kontroll i klimës (ngrohje/ftohje) nga distanca;
- Sisteme sigurie me alarme, kamera, sensorë dere/dritare dhe detektues levizjeje;
- Menaxhim i roletave dhe gardinave elektrike;
- Ndërfaqe përdoruesi për banorët, në formë aplikacioni mobil dhe paneli të montuar brenda vilës;
- Platformë qendrore për administratorin e rezidencës, për monitorimin e performancës së secilës vilë (me kufizime sipas rregulloreve të privatësisë);
- Gjenerim raportesh të automatizuara, për konsum energjie, ngjarje sigurie, mirëmbajtje ose alarme të aktivizuara;
- Asistencë teknike dhe trajnim për çdo banor dhe administratë, për të garantuar përdorim të saktë dhe të sigurt të sistemit.
Rezultatet
- Jetesë moderne dhe e personalizuar për çdo banor, me kontroll të plotë të ambientit përmes teknologjisë;
- Menaxhim qendror i lehtësuar, duke reduktuar kohën e reagimit dhe duke optimizuar ndarjen e burimeve teknike për mirëmbajtje;
- Rritje e vlerës së pasurisë së paluajtshme, falë përfshirjes së teknologjisë së zgjuar dhe sistemit të integruar të sigurisë;
- Përvojë e unifikuar për komunitetin, duke kombinuar komoditetin personal me eficiencën e menaxhimit profesional.