Zhvillim i Infrastrukturës IT të Centralizuar për një Biznes Privat.

Klienti: Kompani private me rritje të shpejtë operacionale
Viti i Zbatimit: 2022
Vendndodhja: Shqipëri

Sfidat

Kompania kishte nevojë për ngritjen nga e para të një infrastrukture të qëndrueshme IT, që të mbështeste rritjen operacionale dhe të garantonte sigurinë dhe efikasitetin e proceseve të brendshme. Sfidat kryesore përfshinin:

  • Mungesë e infrastrukturës së centralizuar, me procese të shpërndara dhe jo të dokumentuara;
  • Kërkesa për domain zyrtar të kompanisë dhe strukturë të brendshme të rrjetit, për email, akses të kontrolluar dhe identitet dixhital;
  • Nevoja për ngritje të një qendre të vogël serverash (data point) brenda zyrave;
  • Krijimi i politikave dhe procedurave të brendshme IT, për menaxhimin e të dhënave, të drejtave të aksesit dhe sigurinë;
  • Sigurimi i sistem backup-i të automatizuar, për mbrojtje të të dhënave të ndjeshme në rast ndërprerjesh ose sulmesh.

Zgjidhja nga Albascan

Albascan ofroi një zgjidhje të plotë dhe të personalizuar për krijimin dhe dokumentimin e një infrastrukture të qëndrueshme IT:

  • Konfigurim dhe regjistrim i domain zyrtar, me shërbime të përfshira për email profesional dhe akses të kontrolluar;
  • Ndërtim i një pike koncentrimi me pajisje serverash në ambientin e kompanisë, duke përfshirë:
    • Rrjet LAN të strukturuar;
    • Switch-e të menaxhuara;
    • Server për aplikacione dhe file-sharing;
  • Krijim i procedurave dhe politikave të brendshme, që përfshijnë:
    • Protokollet e hyrjes për përdoruesit;
    • Politikat e ruajtjes së të dhënave;
    • Kufizime për pajisje të jashtme dhe rrjete jo të sigurta;
  • Sistem backup-i periodik dhe të automatizuar, me kopje fizike dhe kopje në cloud, sipas planit të katastrofave (Disaster Recovery Plan);
  • Trajnim i stafit për përdorimin e sigurt të sistemeve, si dhe ndarjen e roleve me akses të ndryshëm.

Rezultatet

  • Stabilitet teknologjik për operacionet ditore, me rritje të ndjeshme të performancës së brendshme;
  • Rritje e sigurisë së të dhënave, përmes procedurave të dokumentuara dhe backup-eve të siguruara;
  • Identitet profesional online, përmes domain-it dhe komunikimit zyrtar të standardizuar;
  • Lehtësi në mirëmbajtje dhe mbështetje teknike të qëndrueshme, me qasje të centralizuar dhe të dokumentuar.

Shpërndaj në rrjetet sociale: