Klienti: Institucion qeveritar
Viti i Zbatimit: 2018
Vendndodhja: E shpërndarë në 7 pozicione gjeografike në territorin e Shqipërisë
Sfidat
Institucionet me siguri të lartë përballen vazhdimisht me rrezikun e futjes së objekteve të ndaluara dhe të rrezikshme në ambientet e tyre. Kërkohej një zgjidhje e integruar dhe e besueshme, që të mundësonte kontroll të avancuar, monitorim të vazhdueshëm, dhe gjurmueshmëri të plotë të të dhënave.
Zgjidhja nga Albascan
Albascan projektoi dhe implementoi një sistem të avancuar për rritjen e sigurisë në ambientet kritike të klientit qeveritar:
- Instalim i njësive të skanimit me rreze X në 7 pika të ndryshme strategjike;
- Krijimi i një arkive qendrore, që lejon ruajtjen dhe aksesimin e të dhënave të skanimit nga distanca;
- Trajnim i specializuar për stafin, për përdorim dhe menaxhim të sistemit në përputhje me standardet më të larta të sigurisë;
- Shërbim i plotë mirëmbajtjeje dhe ndërhyrjeje teknike, për garantimin e funksionimit pa ndërprerje të pajisjeve.
Rezultatet
- Rritje e menjëhershme e nivelit të sigurisë në të gjitha pikat e instaluara;
- Zbulim dhe parandalim më efikas i tentativave për futjen e materialeve të ndaluara;
- Centralizim dhe standardizim i procesit të kontrollit në shkallë kombëtare;
- Gjurmueshmëri dhe transparencë përmes arkivimit të sigurt të të dhënave të çdo skanimi;