Misioni dhe Vizioni
Misioni I AlbaScan ka qënë dhe është të ofrojë zgjidhje të avancuara dhe inovative. Ne jemi integrues i sistemeve të sigurisë. Njëkohësisht edhe distributor i njohur përdisa nga markat më të mira dhe më të besueshme të industrisë.
Prej vitesh jemi të përkushtuar të ndërtojmë partneritete të qëndrueshmeme markat ndërkombëtare. Përmes këtij bashkëpunimi bëjmë të mundur që klientët tanë të kenë akses në pajisje dhe zgjidhje të personalizuara të teknologjisë së fundit, të cilat nuk gjendeshin më parë në treg.
Përmes inovacionit të vazhdueshëm, ekspertizës që kemi fituar ndër vite dhe angazhimit për cilësi, aspirojmë të kontribojmë vazhdimisht në një të ardhme më të sigurt. Të gjitha këto, për të përmbushur, vizionin që AlbaScan të jetë faktor jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në rajon.




Historiku
ALBASCAN lindi si nevojë e tregut shqiptar për Sisteme të Specializuara në fushën e Sigurisë. Ndryshe nga drejtimi i tregut vendas për zgjidhje të shpejta momentale, ne synojmë të ofrojmë teknologjinë e fundit për zgjidhje efektive e afatgjata.
Produktet dhe shërbimet tona variojnë nga kamerat më të thjeshta dixhitale e deri tek Sistemet Inteligjente dhe të automatizimit. Objektivi ynë është të përshtatim eksperiencën më të mirë botërore në tregun shqiptar, për të mos e parë më sigurinë si një sistem të momentit, por si një domosdoshmëri të përhershme.