Rritja e Sigurisë në Institucionet me Siguri të Lartë.

Klienti: Institucion qeveritar
Viti i Zbatimit: 2018
Vendndodhja: E shpërndarë në 7 pozicione gjeografike në territorin e Shqipërisë

Sfidat

Institucionet me siguri të lartë përballen vazhdimisht me rrezikun e futjes së objekteve të ndaluara dhe të rrezikshme në ambientet e tyre. Kërkohej një zgjidhje e integruar dhe e besueshme, që të mundësonte kontroll të avancuar, monitorim të vazhdueshëm, dhe gjurmueshmëri të plotë të të dhënave.

Zgjidhja nga Albascan

Albascan projektoi dhe implementoi një sistem të avancuar për rritjen e sigurisë në ambientet kritike të klientit qeveritar:

  • Instalim i njësive të skanimit me rreze X në 7 pika të ndryshme strategjike;
  • Krijimi i një arkive qendrore, që lejon ruajtjen dhe aksesimin e të dhënave të skanimit nga distanca;
  • Trajnim i specializuar për stafin, për përdorim dhe menaxhim të sistemit në përputhje me standardet më të larta të sigurisë;
  • Shërbim i plotë mirëmbajtjeje dhe ndërhyrjeje teknike, për garantimin e funksionimit pa ndërprerje të pajisjeve.

Rezultatet

  • Rritje e menjëhershme e nivelit të sigurisë në të gjitha pikat e instaluara;
  • Zbulim dhe parandalim më efikas i tentativave për futjen e materialeve të ndaluara;
  • Centralizim dhe standardizim i procesit të kontrollit në shkallë kombëtare;
  • Gjurmueshmëri dhe transparencë përmes arkivimit të sigurt të të dhënave të çdo skanimi;

Shpërndaj në rrjetet sociale: