Rrjete të shpejta dhe të qëndrueshme për zyrat, institucionet dhe ambientet tuaja.

Projektim dhe ndërtim i rrjeteve LAN/WAN, kabllim struktural (ethernet/fibër), rrjete Wi-Fi për ambiente të mëdha, konfigurim pajisjesh si switch, router, access point, dhe monitorim i performancës së rrjetit. Ofrimi i zgjidhjeve të shkallëzueshme për çdo madhësi biznesi.

Instalimi i rrjeteve LAN dhe WAN

Kabllim struktural (ethernet, fibra optike)

Rrjete Wi-Fi për biznese, institucione dhe ambiente publike

Konfigurim pajisjesh (switch, router, AP enterprise)

Monitorim i trafikut dhe performancës së rrjetit

Qendra e të dhënave të sigurt dhe të qëndrueshme, të optimizuara për performancë të lartë.

Instalim dhe mirëmbajtje serverësh fizikë dhe virtualë, virtualizim me VMware, Hyper-V apo Proxmox, ndërtim NAS/SAN storage, backup i të dhënave, rikuperim në rast dëmtimi, dhe migrim i sistemeve ekzistuese në arkitekturë më moderne.

Instalimi dhe konfigurimi i serverëve fizikë dhe virtualë

Virtualizim me Proxmox, VMware, Hyper-V

Sisteme NAS/SAN për ruajtje të të dhënave

Migrimi i sistemeve ekzistuese në arkitekturë të re

Siguria e Rrjetit & Firewall

Mbrojtje proaktive ndaj kërcënimeve digjitale.

Konfigurim i firewall-ëve enterprise, rregulla filtrimi dhe NAT, akses i kontrolluar për përdoruesit, VPN për lidhje të sigurta, sistem IDS/IPS për parandalim sulmesh dhe politika të sigurisë për rrjetet dhe pajisjet.

Firewall Enterprise & implementim i standardeve të sigurisë

Rregulla të avancuara filtrimi, NAT, dhe politika aksesi

IDS/IPS për zbulim dhe parandalim të sulmeve

VPN për punonjës në distancë dhe degë të lidhura

Fleksibilitet, qasje nga kudo dhe ulje kostosh.


Migrim i sistemeve në cloud, krijim zgjidhjesh hibride (cloud + lokal), hostim aplikacionesh, backup në cloud dhe bashkëpunim në distancë me shërbime të integruara për dokumente, email dhe komunikim.

Instalimi i rrjeteve LAN dhe WAN

Migrim dhe Backup i automatizuar në cloud

Zgjidhje hibride me ruajtje lokale dhe cloud

Hostim aplikacionesh dhe databazash

Sisteme për bashkëpunim online (file sharing, groupware)

Zgjidhje të shpejta. Sisteme të qëndrueshme.


Mbështetje 24/7 me kontrata SLA, ndërhyrje në vend dhe në distancë, mirëmbajtje rutinë për rrjete dhe serverë, diagnostikim teknik, auditim të infrastrukturës dhe zgjidhje të shpejta për çdo problem softuerik apo harduerik.

Mbështetje 24/7 me kontratë SLA

Mirëmbajtje rutinë për serverë, rrjete dhe pajisje

Ndërhyrje në vend dhe në distancë (remote support)

Kontroll teknik periodik dhe auditim sistemi

Transformimi fillon me planifikim të zgjuar.


Analizë e nevojave IT të organizatës suaj, hartim strategjie digjitale afatshkurtër dhe afatgjatë, këshillim për përzgjedhje teknologjie, planifikim investimesh në IT dhe përgatitje të projekteve të digjitalizimit me dokumentacion të plotë teknik.

Analizë e nevojave teknologjike

Hartim strategjie IT për 1–5 vite

Vlerësim i sigurisë dhe performancës

Konsulencë për zgjidhje softuerike ose cloud

Bazat e digjitalizimit, të menaxhuara saktë.

Instalim, licencim dhe konfigurim i sistemeve operative (Windows, Linux), aktivizim softuerësh të ndryshëm (Office, antiviruse, ERP), optimizim performance dhe siguri, dhe përgatitje e kompjuterëve për përdoruesit final.

Instalimi dhe konfigurimi i sistemeve operative

Aktivizim dhe licencim software

Sisteme ERP, CRM ose softuer të personalizuar

Optimizim për performancë dhe siguri

Kur keni nevojë për më shumë se zgjidhje standarde.


Zhvillim projektesh unike për shkolla, bashki, institucione shëndetësore apo korporata; ndërlidhje e sistemeve të ndryshme në një arkitekturë të unifikuar; dokumentim teknik; trajnime dhe zbatime të plotësuara me konsulencë.

Ndërthurje e shumë sistemeve ekzistuese

Zhvillim i infrastrukturës për projekte specifike

Përshtatje për sektorë si edukim, administratë, mjekësi dhe jo vetëm.

Testoni për të mbrojtur. Mësoni ku jeni të cenueshëm, për të mos qenë të ekspozuar.

Zbuloni dobësitë përpara se ta bëjnë të tjerët – me analiza të thelluara dhe testime penetrimi. Shërbime të avancuara në fushën e sigurisë kibernetike, përfshirë:

Penetration Testing (Pentest): Teste etike për zbulimin e dobësive në rrjet, aplikacione, serverë dhe infrastrukturë IT.

Vulnerability Assessment: Skanim dhe analizë e vazhdueshme e dobësive të njohura (CVE).

Raport Teknik & Ekzekutiv: Raporte të detajuara me prioritet të riskut dhe rekomandime për zgjidhje.

Simulim i sulmeve (Red Team / Blue Team): Skenarë të personalizuar për testim të përgatitjes dhe reagimit.