Trajnim dhe Drills për Rritjen e Vigjilencës së Operatorëve të Skanerëve me Rreze X në Aeroporte.

Klienti: Institucione aeroportuale dhe agjenci sigurie në Shqipëri dhe Qipro
Viti i Zbatimit: 2018
Vendndodhja: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe një aeroport ndërkombëtar në Qipro

Sfidat

Në ambiente aeroportuale me fluks të lartë udhëtarësh, mbrojtja ndaj rreziqeve kërkon operatorë të trajnuar që të ruajnë vigjilencën maksimale gjatë përdorimit të pajisjeve të skanimit me rreze X. Sfidat përfshinin:

  • Përmirësimin e aftësive për identifikimin e objekteve të ndaluara dhe të rrezikshme;
  • Menaxhimin e lodhjes vizuale dhe përqendrimit afatgjatë gjatë ndërrimeve;
  • Harmonizimin e standardit operacional të operatorëve të sigurisë në përputhje me praktikat ndërkombëtare.

Zgjidhja nga Albascan

Albascan zhvilloi dhe realizoi një paketë të plotë trajnimi dhe drills për operatorët e skanerëve me rreze X në të dy aeroportet, e përqendruar te rritja e performancës dhe vigjilencës së tyre:

  • Trajnim praktik dhe simulime të avancuara me skenarë realë të identifikimit të kërcënimeve;
  • Përdorimi i teknikave të përditësuara për analizën e imazheve, të aplikuara për skanimin e bagazheve;
  • Skenare të personalizuara për çdo aeroport, në varësi të llojit të fluksit dhe risqeve potenciale;
  • Monitorim dhe vlerësim i performancës individuale, për përmirësim të vazhdueshëm.

Rezultatet

  • Rritje e ndjeshme e efikasitetit të operatorëve në të dy aeroportet;
  • Standardizim i metodave të kontrollit vizual dhe interpretimit të imazheve;
  • Identifikim më i shpejtë i objekteve të ndaluara, duke reduktuar rrezikun e kalimit të pasigurt
  • Zbatim i suksesshëm ndërkombëtar, si shembull bashkëpunimi dhe eksportimi të ekspertizës shqiptare në siguri.

Shpërndaj në rrjetet sociale: