Klienti: Institucion Vendor
Viti i Zbatimit: 2018
Sfidat
Në një kohë kur kërcënimet fizike dhe teknologjike janë në rritje, nevoja për të garantuar sigurinë e ambienteve publike ishte një prioritet. Kërkohej një zgjidhje gjithëpërfshirëse që të adresonte:
Mbrojtjen nga kërcënimet ajrore, si dronët e paautorizuar.
Kontrollin e hyrjeve dhe personelit;
Mbikëqyrjen e vazhdueshme të ambientit;
Zgjidhja nga Albascan
Albascan projektoi dhe implementoi një sistem të integruar sigurie, që përfshinte:
- Integrim të pajisjeve dhe trajnimi i stafit të sigurisë, për përdorim të saktë dhe reagim të shpejtë në çdo situatë të dyshimtë.
- Instalim të një skaneri me rreze X, për kontrollin e bagazheve në hyrje;
- Vendosje të një ure metalike për kontrollin fizik të personelit dhe vizitorëve;
- Implementim të një sistemi Anti-Drone, për zbulimin dhe neutralizimin e dronëve të paautorizuar që mund të paraqesin rrezik për institucionin;
Rezultatet
- Rritje e menjëhershme e nivelit të sigurisë në ambientet përkatëse.
- Kontroll i plotë i aksesit për persona dhe sende të transportuara;
- Mbrojtje nga kërcënime ajrore përmes sistemit Anti-Drone të instaluar;
- Rritje e besueshmërisë dhe transparencës në menaxhimin e sigurisë publike.