Klienti: Operator privat parkimi me infrastrukturë të dedikuar për banorë dhe përdorues të rastësishëm
Viti i Zbatimit: 2023
Vendndodhja: Zonë urbane me densitet të lartë, Shqipëri
Sfidat
Objektivi ishte krijimi i një sistemi të plotë, të automatizuar për kontrollin, pagesën dhe administrimin e hyrje-daljeve në një parkim të mbyllur me pagesë, përballë sfidave si:
- Fluks i përditshëm mjetesh me përdorues të ndryshëm: banorë me abonime, klientë të rastësishëm, dhe biznese lokale;
- Kërkesa për pagesa të automatizuara dhe të fiskalizuara, sipas legjislacionit në fuqi;
- Nevoja për gjurmueshmëri financiare dhe teknike në çdo hyrje/dalje të mjetit dhe pagesë të realizuar;
- Ndërlidhje me sistemin e targave, për eliminimin e ndërhyrjes njerëzore dhe rritjen e efikasitetit;
- Menaxhim fleksibël për abonime mujore, ditore dhe orare, për kategori të ndryshme përdoruesish.
Zgjidhja nga Albascan
Albascan projektoi dhe instaloi një sistem të plotë të menaxhimit të parkimit, që përfshinte:
- Kamera ANPR (Automatic Number Plate Recognition) për regjistrimin automatik të targave në hyrje/dalje;
- Trarë automatikë të sinkronizuar me listat e autorizuara dhe statusin e pagesës (abonim aktiv ose pagesë e përfunduar);
- Terminale pagese me kartë bankare dhe cash, me printer për kupon tatimor të fiskalizuar sipas rregullave të Tatimeve;
- Zhvillim dhe implementim të një platforme software për:
- Administrim të abonimeve (banorë, biznese, institucione);
- Lëshim automatik të raporteve financiare ditore/mujore, me ndarje sipas tipeve të përdoruesve;
- Monitorim në kohë reale të mjediseve dhe statistikave hyrje-dalje;
- Integrim me sistemin e fiskalizimit të pajisjeve elektronike, në përputhje të plotë me legjislacionin tatimor;
- Trajnim i stafit teknik për mirëmbajtje dhe ndërhyrje në raste operacionale ose pyetje nga klientët.
Rezultatet
- Automatizim i plotë i procesit të hyrje/daljes dhe pagesës, me shpejtësi, pa ndërhyrje njerëzore dhe me gjurmim të çdo veprimi;
- Pagesa të fiskalizuara dhe të raportuara, në përputhje me ligjin shqiptar për pajisje fiskale elektronike;
- Menaxhim i thjeshtuar për abonentët, përmes panelit të dedikuar për banorë dhe bizneset që përdorin vendet e parkimit rregullisht;
- Rritje e të ardhurave dhe transparencë e plotë financiare, me raportim të ndarë sipas burimit të të ardhurës;
- Model i shkallëzueshëm për parkime të tjera të ngjashme në pronësi private apo institucionale.