Zgjidhje Inteligjente për Regjistrimin Automatik të Kamionëve dhe Kontejnerëve në Portin e Durrësit.

Klienti: Autoriteti Portual i Durrësit
Viti i Zbatimit: 2024
Vendndodhja: Porti i Durrësit, Shqipëri

Sfidat

Porti i Durrësit, si porta më e madhe detare e Shqipërisë, përballet me një fluks të madh automjetesh dhe kontejnerësh çdo ditë. Menaxhimi i sigurt dhe efikas i këtij volumini kërkonte:

  • Identifikim të saktë dhe automatik të targave të kamionëve dhe numrave të kontejnerëve, edhe kur teksti ishte i sfumuar ose mbuluar nga logo;
  • Ndërlidhje të sistemit të njohjes me sisteme hyrje/dalje të automatizuara, si trarë elektrikë, semaforë dhe detektorë të pranishmërisë (loop);
  • Administrim i aksesit në kohë reale për një listë të autorizuar mjetesh;
  • Kapacitet për të përballuar mbi 1,200 kamionë dhe kontejnerë në ditë, pa krijuar vonesa apo bllokime.

Zgjidhja nga Albascan

Albascan implementoi një zgjidhje të integruar sigurie dhe automatizimi, duke kombinuar teknologji të avancuar dhe përvojë inxhinierike:

  • Kamera OCR/ANPR të specializuara, të afta për të lexuar targa dhe kode kontejnerësh edhe në kushte të vështira pamjeje;
  • Integrim me një software të përdorur nga koncesionari, i testuar dhe implementuar me sukses në porte të tjera në rajon dhe më gjerë, për stabilitet dhe performancë të lartë;
  • Instalimi i sistemit automatik të trarëve, të lidhur me semaforë dhe sensorë loop, për të kontrolluar hyrjet dhe daljet në mënyrë të sinkronizuar;
  • Trajnim dhe asistencë teknike për personelin portual për të garantuar operim të qetë dhe të qëndrueshëm të sistemit.

Rezultatet

  • Menaxhim i automatizuar dhe i besueshëm i hyrjes dhe daljes për çdo automjet dhe kontejner në port;
  • Përpunim i suksesshëm i fluksit të përditshëm prej mbi 1,200 mjeteve, pa ndërprerje në operacionet e përditshme;
  • Përmirësim i sigurisë dhe gjurmueshmëri e plotë për çdo lëvizje në zonat kritike të portit;
  • Një zgjidhje e provuar ndërkombëtarisht, që mund të përdoret si model për porte të tjera në rajon.

Shpërndaj në rrjetet sociale: