Zgjidhje për Mbikëqyrje me Video në 5,400 Qendra Votimi.

Klienti: Institucion shtetëror përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve
Viti i Zbatimit: 2021
Vendndodhja: Qendra votimi të shpërndara në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sfidat

Organizimi i një procesi zgjedhor transparent kërkon masa të larta sigurie dhe mbikëqyrjeje. Disa nga sfidat kryesore përfshinin:

  • Instalimin e sistemeve të mbikëqyrjes në 5,400 qendra votimi në një afat kohor të shkurtër;
  • Sigurimin e funksionimit të pandërprerë të pajisjeve gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve;
  • Menaxhimin logjistik dhe koordinimin teknik në shkallë kombëtare;
  • Rritjen e besueshmërisë dhe transparencës për publikun dhe institucionet monitoruese.

Zgjidhja nga Albascan

Në bashkëpunim me kompani tjetër dhe institucionin përkatës, Albascan realizoi një nga projektet më të mëdha të mbikëqyrjes elektronike të realizuara ndonjëherë në vend:

  • Furnizimi dhe instalimi i sistemeve të kamerave të mbikëqyrjes në të gjitha qendrat e votimit;
  • Konfigurimi për regjistrim të vazhdueshëm dhe arkivim të sigurt të videove, sipas kërkesave ligjore dhe teknike;
  • Monitorim në kohë reale nga qendra të dedikuara të kontrollit;
  • Mbështetje teknike dhe mirëmbajtje në terren, për garantim të funksionimit optimal gjatë gjithë procesit.

Rezultatet

  • Monitorim dhe regjistrim i pandërprerë në 5,400 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë;
  • Rritje e ndjeshme e besimit të publikut në procesin zgjedhor përmes transparencës digjitale;
  • Asistencë teknike në kohë reale, për garantimin e një procesi të qetë dhe të sigurt;
  • Model i suksesshëm për përdorim të teknologjisë në administrimin e zgjedhjeve, me potencial për përsëritje në të ardhmen.

Shpërndaj në rrjetet sociale: