Klienti: Kompani private me rritje të shpejtë operacionale
Viti i Zbatimit: 2022
Vendndodhja: Shqipëri
Sfidat
Kompania kishte nevojë për ngritjen nga e para të një infrastrukture të qëndrueshme IT, që të mbështeste rritjen operacionale dhe të garantonte sigurinë dhe efikasitetin e proceseve të brendshme. Sfidat kryesore përfshinin:
- Mungesë e infrastrukturës së centralizuar, me procese të shpërndara dhe jo të dokumentuara;
- Kërkesa për domain zyrtar të kompanisë dhe strukturë të brendshme të rrjetit, për email, akses të kontrolluar dhe identitet dixhital;
- Nevoja për ngritje të një qendre të vogël serverash (data point) brenda zyrave;
- Krijimi i politikave dhe procedurave të brendshme IT, për menaxhimin e të dhënave, të drejtave të aksesit dhe sigurinë;
- Sigurimi i sistem backup-i të automatizuar, për mbrojtje të të dhënave të ndjeshme në rast ndërprerjesh ose sulmesh.
Zgjidhja nga Albascan
Albascan ofroi një zgjidhje të plotë dhe të personalizuar për krijimin dhe dokumentimin e një infrastrukture të qëndrueshme IT:
- Konfigurim dhe regjistrim i domain zyrtar, me shërbime të përfshira për email profesional dhe akses të kontrolluar;
- Ndërtim i një pike koncentrimi me pajisje serverash në ambientin e kompanisë, duke përfshirë:
- Rrjet LAN të strukturuar;
- Switch-e të menaxhuara;
- Server për aplikacione dhe file-sharing;
- Krijim i procedurave dhe politikave të brendshme, që përfshijnë:
- Protokollet e hyrjes për përdoruesit;
- Politikat e ruajtjes së të dhënave;
- Kufizime për pajisje të jashtme dhe rrjete jo të sigurta;
- Sistem backup-i periodik dhe të automatizuar, me kopje fizike dhe kopje në cloud, sipas planit të katastrofave (Disaster Recovery Plan);
- Trajnim i stafit për përdorimin e sigurt të sistemeve, si dhe ndarjen e roleve me akses të ndryshëm.
Rezultatet
- Stabilitet teknologjik për operacionet ditore, me rritje të ndjeshme të performancës së brendshme;
- Rritje e sigurisë së të dhënave, përmes procedurave të dokumentuara dhe backup-eve të siguruara;
- Identitet profesional online, përmes domain-it dhe komunikimit zyrtar të standardizuar;
- Lehtësi në mirëmbajtje dhe mbështetje teknike të qëndrueshme, me qasje të centralizuar dhe të dokumentuar.