Zbuloni më shumë rreth AlbaScan

Rreth AlbaScan

AlbaScan SHPK është një nga distributorët më të mëdhenj të sistemeve të sigurisë në tregun shqiptar.  Ne bashkëpunojmë me firmat më të njohura Europiane dhe Amerikane. Për më shumë, mund të na kontaktoni në rrjetet e mëposhtme.

101 fakte teknologjike që do ju befasojnë!

IMG_7218
  1. Logo e shfletuesit firefox nuk është një dhelpër në të vërtetë, ajo është një panda e kuqe.
  2. Google merr me qira dhi për të ngrënë dhe shkurtuar barin në zyrat e tyre qëndrore, numri total i dhive e tejkalon numrin 200.
  3. Fjala robot u fol për herë të parë në vitin 1920 nga gjuha çeke dhe përkthehet si punëtor i rëndomtë ose punë me detyrim.
  4. Video kamera u ndërtua për herë të parë në vitin 1956 dhe kishte madhësinë e një pianoje.
  5. Prodhuesi Samsung është 38 vite dhe 1 muaj më i madh se kompetitori i tij Apple. Samsung u themelua në vitin 1938 ndërkohë Apple në 1976.
  6. Një petabyte ështe baraz me 1024 terabyte, për t’iu dhënë një shembull se sa është 1 petabyte mund të mbaj deri në 13 vite regjistrim të një filmimi HD.
  7. Regjistrimi i emrave domain ka qënë falas dhe mund të përdorej nga kushdo, kjo deri në vitin 1995 ku u pa prespektiva e emrit në internet dhe nisi pagesa me 100$ për 2 vite.
  8. Radio transmetimit ju deshën plot 38 vite për të arritur numrin 50 milion dëgjues.
  9. Pajisjes iPod ju deshën vetëm 3 vite për të patur 50 milion përdorues (diferenca midis Radios dhe iPod).
  10. Nintendo game boy ishte lojra elektronike e parë që shkoi në hapësirë në vitin 1993.
  11. Shërbimet e GPS edhe pse në shumicën e rasteve janë falas në përdorimin ditor, kushtojnë plotë 2 milion $ globalisht për t’u mirëmbajtur.
  12. Mouse-i i parë i kompjuterit ishte ndërtuar prej druri në vitin 1964.
  13. X-box i parë përdorte tinguj dhe zhurma të regjistruara nga një anije vërtet kozmike.
  14. 86% e përdoruesve vendosin pajisjet tek porta USB gabim.
  15. Prezantimi i iPhone të parë ndodhi 6 muaj para se të paraqitej në treg për shitje, kjo pasi iPhone nuk ishte akoma gati për tregun. Gjatë prezantimit të parë Steve Jobs ndërronte iPhone në prapaskenë pasi një telefon i vetëm do bllokohej nga “bug-et” e shumta dhe nga Ram i vogël.
  16. Dita ndërkombëtare e sigurisë kibernetike festohet në datën 30 nëntor.
  17. Në vitin 2010 departamenti i mbrojtjes së Sh.B.A përdori 1760 cope play station 3 për të krijuar një super kompjuter simulatori.
  18. Lojrat e para online u lançuan në vitin 1999 nga sega dreamcast, ishte konsola e parë që lejonte lojën në grup nëpërmjet internetit.
  19. iTunes ka një term te çuditshëm tek kushtet dhe politikat për tu pranuar nga ju, konkretisht apple ju paralajmëron se ju nuk do e përdorni iTunes për të zhvilluar armë nukleare, ose kimike….Nuk e besoni? Lexojeni dhe vetë!
  20. Nintendo nuk nisi si kompani prodhuese per videolojra, nintendo në Japoni nga viti 1889 -1956 prodhonte letra bixhozi.
  21. Astronautët e misionit të parë Apollo 11 nuk arritën të firmosnin një siguracion jete pasi risku ishte shumë i lartë dhe asnjë kompani sigurimi nuk pranoj të nënshkruante kontratë për të mbuluar shpenzimet dhe familjet e astronautëve në rast se dicka shkonte keq (sipas kompanive të sigurimit gjasat që të shkonin gjërat keq, ishin shume të larta).
  22. Shërbimi dial-up përdoret akoma edhe kësaj dite , në vitin 2018 numëronte deri në 2.1 milion përdorues. Më së shumti përdorej në shtetet rurale të Sh.B.A.
  23. 97% e përdouresve të google e përdorin atë për të parë nqs fjala që po shkruajnë është në rregull nga ana ortografike, pra nëpërmjet suggest word të google, përdoruesit sigurohen që fjalën po e shkruajne saktë.
  24. Alexa dhe Siri (asistentet virtuale) ju “dëgjojnë” gjithë kohës për të arritur të personalizohen dhe përshtaten sipas tonit të zërit tuaj.
  25. Android në fakt ka nje gjini dhe nënkupton një robot mashkull, fjala ekuivalente për femrën është Gynoid që përkthehet robot femër.
  26. Google performon 35 bilion kërkime në muaj. Fjalët më të kërkuara janë : “facebook”, “youtube” dhe “amazon”.
  27. Apple përjashton produktet nga garancia në rast se ju pini duhan gjatë përdorimit të produktit apple, kjo do të sillte anullimin e garancisë.
  28. Thirrja e parë telefonike me celular ndodhi në vitin 1973 nga Martin Cooper një punonjës i Motorolës në rrugët e qytetit të Neë York.
  29. Mesazhi I parë komercial u dërgua në datën 31 dhjetor 1992, sot dërgohen më shumë se 6 bilion mesazhe tekst në ditë.
  30. Mbi 6000 viruse krijohen dhe dërgohen çdo muaj.
  31. Çdo ditë në facebook postohen më shume se 300 milion fotografi dhe 800 milion like.
  32. iPhone concept u mendua të vinte në formën e një molle, sigurisht kjo ide u hodh poshtë me pas.
  33. Fonti i shkrimit comic sans është fonti më i urryer globalisht.
  34. Shpejtësia e internetit të institucionit NASA është 91 GB për sekondë.
  35. Nokia është kompania më e madhe Finlandeze nga çdo lloj industrie tjetër.
  36. Nga 7.7 bilion njerëz në botë , më shumë se 6 bilion kanë akses në nje telefon. Ndërkohë nga këta vetëm 4.5 bilion kanë akses në nje tualet funksional.
  37. Kompjuteri i parë me ndërfaqe grafike ishte Apple Lisa, u prodhua për të pasur një ndërfaqe minimaliste grafike krahasur me çdo kompjuter tjetër që ishte akoma me tekst. Lisa gjithashtu ishte emri i vajzës së Steve Jobs.
  38. Numri më i shtrenjtë i shitur për ceular ishte ai në Katar në vitin 2006 për vlerën 2.75 milion $.
  39. Mark Zuckerberg është daltonik, pra nuk arrin të dallojë ngjyrat.
  40. 40% e çifteve Amerikane “takohen” për herë të parë online.
  41. Gjetja e nje gabimi në kodimin e facebook shpërblehet nga kompania me 500$.
  42. Fëmijët që shpenzojnë më shumë se 1 orë në ditë në mediat sociale kanë shumë gjasa të jenë te pa lumtur.
  43. Faqja myspace.com humbi të gjithë kontentin e vetë gjatë vitit 2006 kur u tentua të kalonin informacionet në disa servera të rinj.
  44. Mbi 33% të divorceve globale vijnë si pasoje e facebook , disa arsye ishin mesazhet e shkëmbyera me njerëz te tjerë apo llogari sekrete nga partneri.
  45. Tastiera e tipit QËERTY si fillim u zhvillua për të ngadalësuar shkrimin pasi në fillim ishte për makinat e shkrimit dhe të shkruash shpejt në një makinë shkrimi sillte si pasojë bllokimin e tasteve.
  46. Faqja e parë e internetit u ndërtua në vitin 1991 nga Tim Berners-Lee dhe është akoma online dhe aktive, provojeni tek info.cern.ch.
  47. Disa shtete përdorën pajisjet celular para telefonisë fikse, disa shtete janë Nigeria, Ghana, Bangladesh.
  48. Kodi i lançimit të raketës nukleare në shtëpinë e bardhë për 20 vite me radhë ishte tetë 0 në radhë, pavarësisht se Air force e mohon një gjë të tillë.
  49. 90% e monedhave në botë jane digjitale, shumica e botës nuk përdor më monedha fizike.
  50. Përdoruesit e Netflix shohin përditë 164 milion orë filma, seriale apo dokumentarë.
  51. Një diplomë e teknologjisë në fakt është e dalë mode pasi ato që ke mësuar në vit të parë e të dytë kanë dalë jashtë “mode”
  52. Zelanda e re është shteti ku kompanitë e teknologjisë preferojnë të testojnë produktet e tyre , është një shtet ku është i izoluar mjaft mirë dhe “spiunazhi” i produkteve nga gazetarët apo paparacit nuk është shumë i përhapur.
  53. Kina ka dyqane Apple fallco të cilët janë aq identik dhe shesin produkte apple sa edhe punonjësit nuk e dallojnë dot se po punojnë në një dyqan të tillë.
  54. Fotografia e parë online ishte e nje bande muzikore nga 4 pjestarë femra, ajo u publikua ne vitin 1992.
  55. Çdo iPhone në reklamë tregon orën 09:41 , kjo ishte ora qe Steve Jobs filloi prezantimin e parë të iPhone.
  56. Një 21-vjecar ka harxhuar mesatarisht 5.000 orë në videolojëra, gjithashtu në këtë moshë ka dërguar më shumë se 250.000 email ose ka shpenzuar 10.000 orë në smartphone.
  57. Kompanitë më të mëdhaja të sukseshme kanë nisur pikërisht në një garazhd privat, të tilla janë kompanitë si: HP, Google, Apple dhe Microsoft.
  58. Trafiku më i madh i gjeneruar i internetit nuk është nga përdorimi i njerëzve por mbi 51% është nga programet që tentojne të hack-ojnë llogari apo faqe online.
  59. Fjalëkalimet më të përdorura dhe më të dobëta njëkohësisht janë: 123456, passëord, 12345 apo abcde.
  60. Gjatë vitit 2007 që u prezantua iPhone i parë nuk kishte nje app Store, dyqani online i apple u prezantua ne vitin 2008.
  61. Mbi 90% e njerëzve përdorin dhe mbajnë të instaluara vetëm 1 nga 10 aplikacionet që provojnë.
  62. Teknologjia ka arritur të prodhojë pajisje me vetëmësim që arrijnë të parashikojnë goditjet para infarkte me sukses deri ne 90% te rasteve.
  63. Te magazina kryesore e Amazon aktualisht po përdoren 45.000 robot ndërkohë që në 2013 ishin vetëm 1.000.
  64. Përdoruesi mesatar i facebook ka 200 shokë virtual.
  65. Google konsumon energji elektrike të barabartë me 200.000 banesa private.
  66. Virusi i parë kompjuterik u krijua në vitin 1971 dhe ishte i pa dëmshëm.
  67. Monedha digjitale bitcoin mund të ketë një vlerë jo më shumë se 21 milion, pra në total vlera e këtyre monedhave digjitale nuk mund të kalojë këtë vlerë në dollar.
  68. Të rinjtë në Filipines përdorin rrjetet sociale më shume se në Sh.B.A. Filipinasit përdorin SM në masën 93% ndërkohë në Sh.B.A vetëm 74%.
  69. Kina është vendi i blerjeve online, në totalin e blerjeve online 70% ndodhin nga një smartphone, ndërkohë në Sh.B.A vetëm 46%.
  70. Mbi 220 milion ton pajisje teknologjike hidhen cdo vit nga Sh.B.A , pajisjet përfundojnë në landfield-e të ndryshme ku një pjesë riciklohet.
  71. Sateliti i parë u dërgua në hapësirë në vitin 1978 ndërkohë që deri në 1995 ishin më shumë se 24 të tillë.
  72. Emoji-t u përdorën për herë të parë në vitin 1982 nga një shkencëtare kompjuterash ku arriti të krijonte një fytyrë të gëzuar dhe një të mërzitur nëpërmjet kolonave dhe parantezave.
  73. Loja më e madhe online është ajo e “World of Warcraft” ku gjithsej janë më shumë se 10 milion lojtarë aktiv.
  74. IBM Simon ishte celulari I parë me touchscreen dhe smartphone (me termin e sotëm) që u prodhua në vitin 1992.
  75. Protokolli i parë i komunikimit TCP/IP u zhvillua nga departamenti i mbrojtjes në Sh.B.A.
  76. Theodore George Paraskevakos regjistroj patentën e parë për smartphone në vitin 1974.
  77. Më shumë se 570 faqe te reja interneti krijohen çdo minutë në botë.
  78. 000 tëeet shpërndahen çdo minutë globalisht në platformën tëitter.
  79. Top 10 punët e sotme as nuk ekzistonin 10 vite më parë (psh ios developer, digital marketing, cloud specialist, social media manager, uber driver, big data architect )
  80. Loja candy crash gjeneron 1.74 milion $ në ditë dhe më shume se 636 milion $ në vit.
  81. Mbi 10 milion makina me komandim në distancë do të ndodhen rrugëve globalisht.
  82. 47% e pozicioneve të punës sot do të zhduken totalisht pas 25 vitesh dhe robotët do të zëvendësojnë 5 milion staf deri në vitin 2020.
  83. Ne vitin 1956 informacioni prej 5 MB peshonte nje ton. Aq ishte pajisja e prodhuar nga IBM në atë vit.
  84. Në vitin 1936 në Rusi u prodhua një kompjuter i cili funksiononte 100% nën ujë.
  85. Mesatarisht shkrimi mbi tastierë (lëvizjet majtas-djathtas) mbulojnë një distancë prej 20km.
  86. Cdo muaj regjistrohen mbi 1 milion emra domain-esh të rinj.
  87. Gjatë këtij viti gjithsej do jenë më shumë se 31 bilion pajisje te lidhura me internetin.
  88. Përdoruesit e whatsapp janë në nivelet 1.5 bilion dhe mbi 60 bilion mesazhe të shkëmbyera. Ndërkohë ëhatsapp ka investuar 19 bilion $ në këtë aplikacion.
  89. Mbi 90% e mesazheve të dërguara lexohen brenda harkut kohor prej 3 minutave.
  90. Mesatarisht qepallat e syve përplasen 20 herë në minutë, por kur sytë janë përballë ekranit ulen në 7 përplasje për minutë.
  91. Fitimi i personit më të pasur në botë është 1.084 $ për sekondë.
  92. E-mail ekzistonte përparafaqeve të internetit.
  93. Shtëpia e Bill Gates u dizenjua nga një kompjuter Mac.
  94. 30% e personave IT e fshehin kete profesion nga të afërmit dhe miqtë për të mos dhënë këshilla teknkike falas.
  95. Memorja më e madhe në një hard disk të vetëm sot është 60TB me teknologjinë SSD.
  96. Kompjuteri i parë ishte 2.5 m i gjatë dhe peshonte 30.000 kg.
  97. Emri google u krijua aksidentalisht nga ngatërresa e tastierave pasi emri origjinal i menduar ishte googol.
  98. Revista prestigjioze TIME , emëroj një kompjuter si “Burri i vitit” në 1982.
  99. Çdo minutë në internet ngarkohen më shumë se 100 orë filmime në YouTube.
  100. Google përdor 1.000 kompjutera në 0.2 të sekondit për të shfaqur rezultatet e kërkimit.
  101. Produktet e preferuara të Albascan janë produktet Apple. 😍

 

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
AlbaScan