- Mos përdorni kamera të projektuara për ambiente të jashtme dhe ti vendosni brënda, rezultatet do të jenë jo të mira.
- Mos supozoni se kamerat wireless janë vërtetë të tilla pasi kanë nevojë përsëri për të paktën një kabëll i cili do i furnizojë me energjinë e nevojshëm për të punuar.
- Mos montoni kamerat e sigurisë të ekspozuara drejtpërsëdrejti me burime drite apo përballë rrezeve te diellit edhe pse teknologjia është munduar të rregullojë problemin e ndriçimit përsëri rezultatet nuk janë perfekte.
- Mos instaloni një kamerë në ambiente me ndriçim të dobët nqs nuk janë të pajisura me infrared për natën.
- Mos montoni kamerat e sigurisë pa njoftuar paraprakisht punonjësit, komshinjtë ose publikun që përfshihet në hapësirën e vëzhgimit. Gjithashtu në hapësira të vëzhguara nga kamerat ligji parashikon tabela/njoftime dalluese.
- Mos vendosni kamerat tuaja te sigurisë në pozicione lehtësisht të dukshme. Keqbërësit do te merakosen më shumë për vendodhjen e tyre.
- Mos i montoni kamerat pa aksesorët e nevojshëm ose në pozicione të pa përshtatshme pasi kjo do te sjellë mundësinë që të keqpërdoren kollaj.
- Mos e instaloni kamerën tuaj duke e “varur” nga kabëlli i energjisë, mund të duket qesharake por ka ndodhur më parë.
- Mos vendosni kamerën në pozicione që ka pengesa vizuale ose që mendohet se do të ketë në një të ardhme.
- Mos i lini kurrë kabllot e energjisë apo të sinjalit të ekspozuara pasi këto mund të sjellin si rezultat nxjerrin jashtë punë të kamerës apo edhe dëmtimin e saj.
- Mos e vendosni kamerën tuaj në një ambient totalisht të ekspozuar nga të gjithë kushtet atmosferike, edhe pse cilësia e prodhimit të kamerave është përmirësuar goxha përsëri një gjë e tillë do sillte jetëgjatësinë në minimumin e pajisjes.
- Mos e montoni kamerën në pozicione që është lehtësisht e aksesueshme pasi në këtë mënyrë mund të ketë sabotim apo edhe vjedhje të saj.
- Mos montoni kamerën e sigurisë tek hyrja qëndrore e ambienteve tuaja, edhe pse duket e çuditshme 70% e rasteve së keqbërësve zgjedhin një hyrje dytësore për të hyrë.
Këto 13 pika me “Mos” janë vetëm një pjesë e atyre që s’duhen bëre gjatë montimit të një sistemi sigurie. Nqs keni nevojë për informacion më të detajuar mbi kamerat dhe sistemet e sigurisë stafi i specializuar i Albascan është i gatshëm t’ju ndihmojë për çdo pyetje apo përzgjedhje teknike.