16 fakte interesante mbi sistemet dhe kamerat e sigurisë!

6A2D3889-8901-4169-B0E3-81B3A8A171A5

Kamerat e sigurisë janë kudo dhe shpesh dëgjojmë se nëse duam të parandalojmë një krim apo një vjedhje atëhere kamerat e sigurisë janë një domosdoshmëri për tja arritur këtij qëllimi.

Por cilat janë faktet që fshihen pas kësaj deklarate dhe çfarë tjetër duhet të dimë mbi kamerat e sigurisë?

Le ti hedhim një vështrim fakteve më poshtë :

  1. Kamerat e sigurisë kanë qenë për një kohë më të gjatë seç mendojmë ne, ato janë shfaqur në vitin 1942 edhe kanë filluar përdorimin në masë gjatë viteve ’60.
  2. Kamera e parë është instaluar në Gjermani në raketën V2 dhe nuk u përdor për çështje sigurie por për të vëzhguar dhe dokumentuar procesin e ngritjes së raketës.
  3. Kamerat e sigurisë janë projektuar dhe instaluar nga inxhinieri Gjerman Walter Bruch.
  4. Në vitin 1992, fiks 20 vite pas projektimit të kamerës së parë ajo u pa ne funksion në Olean, New York, USA. Qyteti instalojë kamera përreth bizneseve për të ndihmuar në luftimin dhe parandalimin e krimit.
  5. Industria bankare ishte e para që huazojë teknologjinë e kamerave të sigurisë.
  6. Në vitin 1996 një nga prodhuesit lider në botën e teknologjisë së vëzhgimit ajo Suedeze-Axis, prodhojë kamerën e parë IP.
  7. Sot, dy shtetet me përdorim më të shumtë të kamerave të sigurisë janë : Sh.B.A dhe Mbretëria e Bashkuar.
  8. Mbretëria e Bashkuar ka gjithsej të montuara më shumë se 4 milion kamera sigurie të cilat përbëjnë 20% të kamerave totale të montuara nëpër botë.
  9. Statistikat tregojnë se Mbretëria e Bashkuar ka montuar një kamerë për çdo 11 persona.
  10. Vetëm 9% e konsumatorëve sot posedojnë një kamerë ose sistem sigurie.
  11. Statistikat tregojnë se 67% e vjedhjeve mund të frenohet duke pasur një sistem sigurie ose kamerash.
  12. Vetëm 3% e vjedhjeve në mbretërinë e bashkuar zgjidhen duke përdorur kamerat e sigurisë. Kujdes! Mos u ngatërroni me parandalimin i cili është shumë herë më i madh.
  13. Mesatarisht një person regjistrohet në kamerat e sigurisë deri në 300 herë në ditë.
  14. Gjithsej janë më shumë se 25 milion kamera të montuara dhe funksionale në gjithë botën.
  15. Shumë industri i përdorin këto kamera për të vëzhguar hapësirat të cilat sjane të sigurta të aksesohen nga njerëzit ose hyrja s’është e lejuar (psh. Centrale bërthamore, fabrika kimike, etj).
  16. Kamerat e sigurisë përdoren edhe për krime, një shembull i tillë është kur keqbërësit përdorin kamerat e sigurisë nëpër bankomate (ATM) për të regjistruar dhe parë kodin tuaj të kartës (PIN).

Faktet e mësipërme janë vetëm disa nga shumë të tjera, nqs keni nevojë për informacion më të detajuar mbi kamerat dhe sistemet e sigurisë stafi i specializuar i Albascan është i gatshëm t’ju ndihmojë për çdo pyetje apo përzgjedhje teknike.

 

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest