Çfarë nënkupton çdo sistem sigurie që ju shikoni në Albascan?!

esakta

IP CCTV Camera

Kamerat e sigurisë janë video kamera për regjistrimin e aktiviteteve të kryera nga njerëzit dhe mjetet,  me qëllim zbulimin, dokumentimin dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale apo operacionale të tyre. Gjithashtu, kohët e fundit kamerat janë drejtuar drejt inteligjencës artificiale duke ndihmuar kështu në optimizmin e proceseve të punës apo lehtësimin e identifikimit të një risk-u potencial. Për informacione rreth sistemeve të kamerave, krahasimin midis tyre si dhe orientimin se çfarë duhet të zgjidhni do i gjeni në faqen tonë, te kategoria blog.

X-Ray Screening

Skanerat me rreze X, janë skanera me gjenerator industrial të cilët prodhojnë rreze më qëllim “bombardimin” e objektit të ndodhur në tunelin e sigurisë, depërtimin e këtyre objekteve dhe krijimin e një imazhi të saktë mbi formën dhe përbëjnë e objektit të skanuar. Skanerat e Rrezeve X nuk rekomandohet të përdoren mbi trupin e njeriut si dhe është nevojshme certifikimi i tyre nga ente rregullatore mbi standardet e rrjedhjeve radioaktive dhe mos dëmtimi i ushqimeve apo pajisjeve mjekësore që do të skanohen. Për këtë qëllim prodhuesi i skanerave duhet të ketë një seri certifikatash që vërtetojnë sigurinë e mësipërme.

Anti-Drone

Teknologjia anti-drone është një zgjidhje komplekse e ndërthurjeve së disa pajisjeve dhe Software-ve me qëllim arritjen e rezultatit për parandalimin apo edhe shkatërrimin e droneve fluturues mbi një hapësirë të kontrolluar ajrore. Zgjidhja bën të mundur identifikimin e droneve në një distancë sigurie të para përcaktuar, krijon një zonë të sigurt 360° ku nuk lejon fluturimin e droneve ne atë zone dhe në rast sigurie të lartë bën të mundur marrjen e kontrollit të objektit fluturues apo edhe shkatërrimin përfundimtar të këtij objekti fluturues. Software gjithashtu mundëson monitorimin, njoftimin dhe mbajtjen e statistikave për zonën e mbrojtur, tentativat për fluturim në atë zonë apo edhe llojet e droneve.

Access Control

Kontrolli i aksesit në fushën e sigurisë fizike dhe asaj kibernetike përkthehet si kufizimi, ndalimi apo lejimi i të drejtave për të hyrë në një ambient fizik apo në një sistem, informacion që më parë është kufizuar për të ndërhyrë. Aksesi në sigurinë fizike nënkupton përgatitjen e terrenit të kufizuar me mjete parandaluese (p.sh tripod) dhe mjete leximi apo identifikimi për personat apo mjetet që duan të futen tek zona e mbrojtur apo e kufizuar. Mënyrat e autentikimit të personit apo mjetit janë të ndryshme në varësi të zonës apo nevojave për të kufizuar apo siguruar.

Queue Management

Një sistem menaxhimi radhe është i vlefshëm për të kontrolluar dhe siguruar se radha do te respektohet dhe pritja do jetë sa më e optimizuar për personin e radhës si dhe për sportelin e procesimit. Një sistem i tillë është i nevojshëm për të organizuar kohën e pritjes nëpër sportele dhe organizimin e personave në radhë. Mundëson statistika për të kuptuar kohën mesatare të pritjes për çdo individ, sportel dhe ruajtjen e statistikave të mësipërme.

Time Attendance

Është një proces i kompletuar ku me anë të pajisjeve kohë matës (time attendance) bën të mundur llogaritjen e orëve të punës për punonjësit e një kompanie apo institucioni. Gjithashtu llogaritja dhe përkthimi i orëve të punës në pagën mujore/javore, orët jashtë orarit apo orët e punës me turne të ndryshme. Bën të mundur ruajtjen e raporteve mjekësore apo lejes vjetore për çdo punonjës. Mënyrat për të vërtetuar prezencën në punë janë të ndryshme, me kartë identifikimi, me anë të shenjave të gishtave ose me anë të telefonit (NFC).

Parking System

Një sistem menaxhim parkimi mund të konsistojë në informacionin real të numërimit të automjeteve, vendeve të lira dhe të zëna, përllogaritjen e kohës së shpenzuar në parkim si dhe përkthimin e kohës në kosto monetare me anë të biletës për pagesë. Sistemi mund të jetë me sportel pagese tradicionale ku një punonjës i parkimit qëndron në sportel për të pranuar lekët dhe biletën ose në mënyrë automatike ku nuk ka sportelist prezent dhe pagesa kryet në anë të kartave të kreditit, kartës paraprake të furnizuar me kohë të blerë nga biznesi ose edhe me anë të telefonit.

Perimeter Intrusion Detection System

Një sistem mbrojtës perimetral mund të jetë një pajisje apo një sensor i cili bën të mundur identifikimin e çdo lloje tentative për kalimin e një kufiri apo gardhi të vendosur më parë. Gjithashtu bën të mundur identifikimin e çdo lloj tentative për dëmtimin e gardhit, apo gërmimi për të depërtuar brenda zonës së mbrojtur. Një sistem perimetral mund të integrohet edhe me sistemin e kamerave CCTV për ta bërë më të lehtë identifikimin e zonës apo personit që po tenton të kapërcejë apo dëmtojë gardhin ose perimetrin e sigurisë të vendosur paraprakisht.

Fire Alarm System

Një zgjidhje e alarmit të zjarrit përbëhet nga disa pajisje të lidhura njëkohësisht për të paralajmëruar njerëzit nëpërmjet sinjaleve akustike, vizuale apo edhe njoftimeve me email dhe sms në rast se në një apo më shumë zona konstatohet tym ose zjarr. Gjithashtu mund të iniciohet edhe manualisht për të paralajmëruar një evakuim emergjent të godinës. Në këtë sistem bën pjesë edhe “eleminimi” i zjarrit duke përdor materiale të ndryshme të certifikuara (si psh shkuma e një lloji të veçantë) ose nxjerrja e  oksigjenit për vende të mbyllura me qëllim shuarjen e zjarrit.

Automation Systems

Sistemet apo produktet e automatizuara kanë për qëllim kontrollin e proceseve të punës nga pajisje elektronike dhe ndërthurje me Software përkatës për të minimizuar sa më shumë ndërhyrjen e nevojshme të njerëzve, gabimet në proceset e ndryshme apo edhe optimizmin dhe përfitimin e kohës për të prodhuar ose procesuar sa më shumë në të njëjtën kohë. Disa nga pajisjet apo sistemet e automatizimit mund të jenë:

  • Drone-t fluturuese
  • Bravat elektrike
  • Software për menaxhimin e hoteleve
  • Sistem kundra vjedhjeve për dyqane dhe fabrika
  • Citofonitë e ndryshme
  • Pajisje dhe sistem per menaxhim spitali apo emergjenca të ndryshme

Sigurisht kjo fushë është pothuajse e pafundme dhe zhvillimi është shumë i shpejt.

Security Alarm

Një alarm sigurie është projektuar për të parandaluar çdo tentativë për ndërhyrje në një ndërtesë, zyre, shtëpi, shkollë, qendër tregtare etj. Sistemi është projektuar për përdorim komercial, industrial apo edhe i sofistikuar për institucione të sigurisë së lartë ose edhe ushtrisë. Një zgjidhje e tillë ka bërë që vitet e fundit numri i vjedhjeve dhe dëmtimeve të pronës publike/private të vijë në rënje.

Facebook
Google+
Twitter
LinkedIn
Pinterest