Zbuloni më shumë rreth AlbaScan

Rreth AlbaScan

AlbaScan SHPK është një nga distributorët më të mëdhenj të sistemeve të sigurisë në tregun shqiptar.  Ne bashkëpunojmë me firmat më të njohura Europiane dhe Amerikane. Për më shumë, mund të na kontaktoni në rrjetet e mëposhtme.

Për Sigurinë e Biznesit tuaj!

Remini20211120102958448

Gjasat që biznesi juaj të bjerë “pre” e një akti kriminal siç është vjedhja apo vandalizmi janë shumë të medha dhe kur të ndodhi kjo, s’do donit kurrë të fajësonit veten për masat që mund të kishit marrë dhe si si ndërmorët kurrë. Prandaj më poshtë do të gjeni informacion të vlefshëm për sistemet e sigurisë dhe për mbrojtjen e biznesit tuaj!

Sa më shumë të sofistikuara të jenë masat e sigurise aq më e vështirë do jetë për ju dhe biznesin tuaj të gjendeni në anën e bizneseve të plackitura, vjedhura, dëmtuara.

Qëllimi dhe misioni juaj nuk është vetëm për të mbrojtur nga demtimet apo vjedhjet e pasurisë tuaj por edhe sigurinë apo paranadlimin e incidenteve të lidhura me ju vetë apo personelin tuaj. Shumë e rendesishmë qe keto sisteme të jenë të dedikuara dhe optimizuara për nevojat dhe natyrën e biznesit tuaj.

Pavaresisht nga madhësia e biznesit apo sektorit ku operoni disa sisteme janë të domosdoshme për tu implementuar dhe përdorur nga ju apo personelin tuaj të sigurisë. Çdo sistem i poshtë përmendur mbron edhe një sektor të caktuar për ti përmbledhur dhe krijuar më në fund pazellin e plotë të mbrojtjes.

  1. Kontrolli i Aksesit – Access control

Sistemet e kontrollit të aksesit përbëhen nga “hardware” dhe “Software” me sensor të ndryshëm të avancuar që ju lejojnë të kontrolloni se kush, ku dhe kur do hyjë apo dali në ambientet e caktuara me kufizimet që keni parapërcaktuar. Në varësi të ambienteve të biznesit tuaj ju mund të autorizoni personelin apo vizitorët të futen/dalin një nga një sipas kërkesës nëpërmjet pajisjeve smart (telefon, tablet) ose kompjuter/laptop përdorimi. Ky sistem ju mundëson kufizimin e aksesit së personelit tuaj në dhomat apo ambientet që ju keni përcaktuar duke ruajtur edhe historikun/provat e çdo veprimi hyrje/daljeve nga ato ambiente.

  1. Sistem Alarmi – Alarm System

Sistemet e alarmit janë të lidhur me një panel qëndror dhe sensor të sofistikuar të cilët raportojnë në forma të ndryshme alerti/alarmi në rast tentative të hyrjes me dhunë në ambientet tuaja të biznesit. Sensorët janë në funksion për të zbuluar lëvizje, thyerje apo vandalizëm të mundshëm të dyerve, dritareve të biznesit tuaj.

  1. Video monitorim me kamera – (CCTV)

Sistemet e vëzhgimit cctv ose kamerash siç janë të njohura me gjërë në publik, përbëhen nga “hardware” dhe “software” të sofistikuar të cilat janë prodhuar për të monitoruar dhe regjistruar të gjithë aktivitetet dhe lëvizjet që ndodhin në zonën e montuar me kamera. Sistemet CCTV janë të zgjuara me funksione të shumta për përdorim natën/ditën, monitorim në distancë, zbulim të lëvizjeve dhe regjistrim automatik si dhe njoftimin për eventet në celular-in apo kompjuter-in sipas rregullave të para përcaktuara nga ju. Sigurisht prezenca e kamerave në biznesin tuaj parandalon veprimtaritë kriminale por edhe identifikimin në raste të caktuara.

  1. Zbulim/Fikje Zjarri – Fire alarm

Sistemet e zbulimit, parandalimit apo shuarjes së zjarrit në shumicën e rasteve janë edhe të detyruara sipas rregulave dhe ligjeve të shtetit tonë. Ky sistem përbëhet nga sensor të avancuar të cilët mund të zbulojnë dhe raportojnë mbi tymin, flakët ose edhe llojin e gazit të rrezikshëm. Raportimi mund të jetë në forma të ndryshme akustike apo vizuale në telefonin tuaj.

Keto sisteme mund të lidhen edhe me panelin e shuarjen automatike në rast zjarri duke shuar flakët për të parandaluar përhapjen më tej.

  1. Monitorimi/Raportimi në distancëRemote monitoring

Monitorimi në distancë i sistemeve është një funksion i rëndësishëm për të përfituar maksimumin e tyre edhe në distancë por edhe për të garantuar operimin gjatë gjithë ditës apo natës (24 orë). Këto monitorime ju lejojnë të kontrolloni biznesin tuaj nëpërmjet telefonit, tabletit apo kompjuterit tuaj dhe njoftimin tek këto pajisje në rast incidentesh. Gjithashtu këto sisteme mund të lidhen të gjtha bashkë në një dhomë të vetme të kontrollit në bazë të madhësisë dhe personelit të sigurisë. E rëndësishme sistemet të jenë profesionale dhe të sofistikuara që raportimi apo monitorimi të jetë në kohe reale duke mos u dhënë mundësi keqbërësve të veprojnë për vjedhjen apo shkatërimin në tentativë të biznesit tuaj. Administratorët apo menaxherët e bizneseve gjithashtu mund të përdorin këto sisteme edhe për mbarëvajtjen e operimit ditor të biznesit kur ata nuk ndodhen fizikisht atje.

  1. Energji alternative me UPS – Redundant power system backups

Të gjitha sistemet e lart përmendura për tu ofruar funksionet dhe rezultatet e kërkuara kanë nevojë për energji elektrike pa ndërprerje apo sisteme mbrojtje me bateri (UPS) për të garantuar funksionin e tyre edhe kur rrjeti i energjisë elektrike ka ndërprerje/dëmtime.

Rekomandimet e mësipërme janë vetëm disa nga shumë të tjera, nqs keni nevojë për informacion më të detajuar mbi kamerat dhe sistemet e sigurisë stafi i specializuar i Albascan është i gatshëm t’iu ndihmojë për çdo pyetje apo përzgjedhje teknike.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
AlbaScan