Shumë prej hajdutëve nuk janë profesionistë, por janë optimiste, ata hyjnë në shtëpitë ku mendojnë se është e lehtë për t’u futur. Hajdutët shikojnë për para dhe për mjete apo sende sado të vogla por të shtrenjta e që mund të shiten fare lehtë, duke perfshirë: bizhuteri, mjete personale elektronike si: tablete, ipad, laptop; armë, etj.
SI TE MBROJMË SHTËPINË TONË
Hajdutët me shumë mundësi nuk do të tentojnë t’a vjedhin shtëpinë tuaj nëse është shumë e vështirë për t’u futur në të. Kur shpërnguleni në një shtëpi të re është mirë të ndryshoni të gjitha bravat. Nëse dyert hyrëse janë të përbëra nga dru i hollë, zëvendësojini ato me metal apo me një material solid, në mënyrë që hajduti t’a ketë të vështirë për të hyrë. Dritaret e hapura në një shtëpi janë pratikisht një ftesë për hajdutin. Sigurohuni që të gjitha dyert dhe dritaret të jenë të mbyllura pasi ju të largoheni. Xhamat e rrëshqitshëm janë të siguruar nga një shul i cili është i thjeshtë për tu thyer. Përpiquni që t’i bëni shulat më të sigurtë, që janë më të vështirë për t’u hapur nga hajdutët. Shumica e vjedhjeve ndodhin gjatë ditës, kur shtëpitë zakonisht janë bosh. Në shumicën e rasteve, hajduti sigurohet duke i rënë ziles për të vënë re nëse ka ndonjë familjarë në shtëpi. Nëse nuk përgjigjet dikush kur hajduti i bie ziles, ai mund të futet në derën e pasme ose përmes dritares, ku ka shumë pak gjasa për t’u vënë re nga fqinjtë.
Ti mund të vendosësh aparatura në dritat e jashtme dhe të brendshme për të simuluar aktivitet në shtëpi, kur ti je jashtë saj.
ZGJIDHNI SISTEME ALARMI ME KUALITET NË SHTËPI
Siguria më e mirë kur ju nuk jeni në shtëpi janë sistemet e alarmit. Zgjidhni atë sistem që ka alarme akustike dhe që është lehtësisht i monitorueshëm nga ju. Alarmi ndaj zjarrit mund të njoftojë edhe departamentin e zjarrfikësëve nëse duhet.
Sistemet e alarmit shpesh herë përfshijnë sensorë që ju mund t’i ngjisni në derën kryesore apo në dritare për të dalluar në cdo kohë që shtëpia juaj është e mbrojtur. Hajdutët në të shumtën e rasteve nuk do tentojnë të futen në shtëpitë e pajisura me këto sensorë. Ata gjithmonë shikojnë për shtëpitë që kanë më shumë lehtësi për t’u futur. Thjesht duke pasur një sistem alarmi në shtëpi do t’i lini hajdutët sa më larg dhe nuk do mund të tentojnë t’ju vjedhin.
ALBASCAN mund t’ju ndihmojë duke iu këshilluar të zgjidhni sistemet më të mira të alarmit. Na kontaktoni në 0696565085 ose shkruani në email-in tonë : [email protected].